Nokia E5 është një nga telfonët celularë të mençur, nga anglishtja të njohur si Smart Phones (shqipto: Smart Fons). Në këtë mjet përdorusit mund të instalojnë applikacione të ndryshme si programe të llojeve tëndryshme, prapavia, lojëra etj. Skedat për këtë lloj celulari janë të formatit sis. Në internet mund të gjeni aplikacione të shumta të cilat ofrohen me pagesë ose falas. Këto skeda mund të i shkarkoni në kompjuterin tuaj dhe të hidhni në celularë.
Ekzistojnë tri mënyra përmes së cilave mund të i instaloni aplikacionet:
1. Instaloni programin urë-lidhës Nokia PC Suite. E lidhni celularin tuaj me kompjuterin tuaj përmes USB kabllos ose përmes Bluetooth. Pasi që të keni bërë këtë lidhje, programi do të hapet dhe ju mund të i hidhni sis skedat e shkarkuara nga interneti në zonën në të cilën shkruan “Drag item here”. Me këtë akt instalimi i aplikacioneve kryhet.
2. Lidheni celularin tuaj me kompjuterin tuaj përmes USB në Transfer Mode. Kaloni tek “My Computer” dhe në pjesën ku gjenden pjesët e diskut tuaj (psh. C:, D: etj) dhe aty do të shfaqet celulari juaj si mjet i ri (psh. F: ose ngjashëm). Dhe kështu ju mund të e hapni kartelën dhe të i hidhni sis skedat në të dhe nga celulari të i përdorni.
3. Nëse PC juaj ka vend special për leximin e SD kartelave, atëherë vendoseni kartelën në pc dhe i hidhni skedat e shkarkuara nga interneti në kartelë dhe pastaj i përdorni nga celulari.
10 Faqe me aplikacione për Nokia E5
1. Aplikacione: mpbus.net
2. Prapavija: joy2day.com
3. Aplikacione: mobiletoones.com
4. Aplikacione: umnet.com
5. Lojëra: gamemobile.co.uk
6. Aplikacione: mobileheart.com
7. Prapavija: mobile9.com
8. Prapavija: zedge.net
9. Lojëra: mobilerated.com
10. Aplikacione: mobilephones.pk