Autor: Skender Mustafi
Qëllimi i realizimit të marketingut në Internet, që është i bazuar thuajse tërësisht në pjesën e reklamës, është që të arrihen sa më shumë vizita në faqen e caktuar, qoftë ajo një faqe private e një kompanie apo e një produkti ose shërbimi të caktuar. Më tej, vetëm analizat e një veprimi të mëparshëm shpien drejt të kuptuarit të suksesit të arritur nga ai veprim si dhe përpilimin e planit për të vazhduar ose përmirësuar gabimet e bëra në atë veprim. Pra, suksesi vije pas analizës së rezultateve të arritura nga një veprim i mëparshëm.
Twitter është një nga rrjetet shoqërore që dita ditës po arrin gjithnjë e më shumë suksese dhe ajo që është më me rëndësi, kjo platformë po u sjell dhe të tjerëve suksese përmes strukturës së vetë gjysmë të hapur dhe përmes mundësisë së përpilimit të aplikacioneve të ndryshme ndihmëse.
Në këtë rast tweetreach.com është një nga mjetet shumë të përshtatshme për analiza të marketingut, e posaçërisht për mbledhjen e të dhënave rreth elementeve të caktuar të marketingut si për atë që ju lidh direkt, për atë që planifikoni të realizoni ose për atë që ndërlidhet me konkurrentët tuaj.
Regjistrimi tek kjo faqe është falas. Gjithashtu mundëson shkarkimin e raporteve në PDF, excel format e të tjera. Më poshtë mund të shihni një pamje të shkëputur për shpërndarjen e shprehjes “fjalaime.ch” në Twitter.