Autor: Skender Mustafi
Hyrje
Në përpilimin e një artikulli të mirëfilltë kërkimor, në cilën do fushë studimore, referencat janë shumë të rëndësishme. Shkëputja e pjesëve të autorëve të ndryshëm dhe mos referencimi i tyre llogaritet plagjiaturë. Në anën tjetër, mos përdorimi i referencave gjatë zhvillimit të idesë dhe shpjegimeve kërkimore dobëson vlerën e punimit dhe të arriturave kërkimore. Vetëm autorët e njohur në fusha studimore mund të minimizojnë referencat, por edhe ata në një artikull shkencor nuk mund t’i shmangen referencave.
Meqë referencimi është pjesë nga vlera e punimeve atëherë edhe duhet të bëhet në mënyrën e duhur.
Mënyra e referimit
Ekzistojnë disa mënyra të referimit të burimeve të të dhënave. Ndër më të njohurat janë: stili APA, stili MLA, Bluebook, stili ASA, stili i Harvardit etj. Ndër stilet më të përdorura ndër institucione të ndryshme është stili i Harvadit. Ekzistojnë edhe ndihmues të cilët shpjegojnë strukturimin e referencave sipas stilit të Harvardit (Angila Ruskin University 2010). Stili që unë përdori në referimin e burimeve në këto artikuj është po i Harvadit.
Pra, gjatë përpilimit të artikujve kërkimorë qoftë për kompanitë që punoni, për institucionet, qoftë gjatë punimeve universitare atëherë ju duhet të informoheni rreth stilit të cilin u kërkohet të përdorni për të bërë referimin.
Realizimi i referimit
Referimi i artikujve sa është i lehtë aq edhe është i rëndë. Përpilimi i një artikulli si ky është një punë e lehtë pasi që përmasat e artikullit janë shumë të vogla, numri i referencave të përdorura është shumë i vogël (4-5) dhe gjasat e përsëritjes së referencave është shumë e vogël. Në një punimi shkencor me përmasa të vogla, shembulli i një punimi 20 faqesh A4 do të kërkonte një sasi të bollshme referencash, varësisht nga tema. Shembull, gjatë realizimit të një punimi kërkimor me temën “Ndërlidhja mes marketingut në internet dhe atij tradicional” (titulli origjinal: “The Relationship between Online and Offline Marketing”) është dashur të përdoren mbi 40 referenca dhe përsëritja e burimeve ka qenë shumë e madhe, shkaku i përdorimit të burimeve shkencore dhe librave si shtytje për argumentim të definicioneve.
Për t’iu shmangur ngatërrimit gjatë referimit dhe problemeve në përcjellje të tyre për të mbrojtur vërtetësinë dhe për të iu shmangur problemeve atëherë ju mund të përdorni programe kompjuterike të cilët u lehtësojnë referimin dhe përcjelljen e referencave (Wikipedia 2011).
Shembull
Unë personalisht, me sugjerim të FHNW (shih fhnw.ch) për punimet kërkimore përdor Mendeley (shih mendeley.com) si program për të lehtësuar referimin e burimeve.
Karakteristikat e një programi për referim, si Mendeley, janë: grumbullimi i referencave në një platformë, sinkronizimi i tyre me platformën në ueb, sinkronizimi i tyre me bashkëpunuesit në realizimin e punimit shkencor, krijimin e grupeve shkencore për realizimin e punimeve të ndryshme etj.
Përfundim
Ajo që duhet mbajtur mend gjithmonë është referimi i diturisë së mbledhur nga autorë tjerë. Ajo që është vlerë e një autori tjetër nuk mund të bëhet e juaja, në anën tjetër fshehja e autorësisë ju dobëson dhe ju dëmton në sjelljen e gjykimeve tuaja.
Përmbajuni stilit të caktuar, të kërkuar nga institucionet ose rrethanat, për referim dhe mos veproni sipas dëshirës ose parapëlqimeve sepse stili i referimit për institucionet është një kodeks dhe ato e mbrojnë atë.
Lehtësoni punën tuaj duke përdorur mjete falas, ose me pagesë, për të menaxhuar referencat dhe grupet e punës në realizimin e projekteve.
Referencat
– Angela Ruskin University, Harvard System of Referencing Guide, 15 Shtator 2010, http://libweb.anglia.ac.uk/referencing/harvard.htm, Së fundi vizituar më 19 Janar 2010.
– Wikipedia Editor, Comparison of reference management software:General, 17 Janar 2011, http://en.wikipedia.org/wiki/Comparison_of_reference_management_software, Së fundi vizituar më 19 Janar 2010.