Si t’i rrotulloj video regjistrimet?

FREE STUDIO video rrotullim

Përgatiti Skender Mustafi

Keni realizuar video regjistrime me celularin tuaj të mençur ose me mjetet tuaja elektronike që i mbani me vete? Nëse këtë e keni bërë, meqë posedoni celular të mençur, foto aparat, ose ndonjë mjet tjetër për regjistrimin e video materialeve, atëherë sigurisht keni bëtë edhe video të cilat janë të kthyera majtas ose djathtas. Këtë nuk e vëreni dot në celularët tuaj, por me të hedhur materialet në kompjuterin tuaj, atëherë e vëreni problemin. Këtë problem tani mund të e zgjidhni lehtë dhe shpejtë. Shfrytëzoni softuerë të cilët u mundësojnë këtë veprim. Ju mund të gjeni në internet softuer të ndryshëm me pagesë e falas që realizojnë këtë veprim, por unë do të përqendrohem tek një softuer FREE STUDIO.

FREE STUDIO video rrotullim
FREE STUDIO video rrotullim

Softueri është falas.

Ju tanimë nga linku i më sipërm e keni shkarkuar dhe e keni instaluar atë në kompjuterin tuaj.

Pasoni veprimet e më poshtme për të realizuar rrotullimin e video regjistrimeve:

  1. Hapeni softuerin – tek dritarja kryesore keni 8 kategori
  2. Kaloni tek kategoria DVD & VIDEO
  3. Tek kategoria e përzgjedhur hapeni funksionin FREE VIDEO FLIP & ROTATE
  4. Tek dritarja e re e hapur keni funksionet e realizimit të veprimit të dëshiruar
    1. Shtypni tri pikat Tek Input file për të përzgjedhur video regjistrimin nga kompjuteri juaj (këtë veprim mund të e realizoni edhe duke bartur përmes miut video regjistrimin nga dosja e caktuar tek fusha e majtë e softuerit.)
    2. Me të vendosur materialin e dëshiruara, tek  Output file automatikisht përcaktohet vendin se ku do të ruhet video materiali i përpunuar dhe ky është vendi ku gjendet video materiali aktual. Megjithatë këtë mund të e ndryshoni.
    3. Pasi të keni përcaktuar veprimet e mëparshme ju tani mund të shfrytëzoni urdhërat poshtë dritares për të rrotulluar video materialin.
    4. Pas realizimit të veprimit në pikën e mëparshme shtypni SAVE VIDEO për të ruajtur materialin.
    5. Prisni që materiali të ruhet në kompjuter, këtë mund të e vëreni tek shiriti poshtë dritares i cili u tregon përqindjen e ruajtjes së video materialit

 

Suksese!

 

Po këto i keni lexuar?