s’ka sikur Ti

unë për Ty jam lindur
pastaj dëshmova për Ty
u zgjova, eca, fola, qesha …

mora botën në sy

bredha rrugëve e rrugicave
e rrita dhe ruajta veten
ndoshta diçka bëra edhe për Ty
(shpresoj që nuk kam harruar)

tani që jam plakur, thinjur, tretur
jam heshtur, humbur, mekur
jam kthyer doemos tek Ti

ngadalë
duke Të shikuar me sy fajtori

kam vendosur kokën prehrin e mëshirës Sate

dhe po pres
të më pranosh e të më falësh

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?