pas shiut me erëra të forta
doli rrezja e parë
prita të e takoja fjalën
që në ëndërr më shfaqej çdo mëngjes
pas ndërrimit të parë të rrezeve
vazhdova me pritje
duke i përcjellë
ndërrimet e rrezeve të humbura të diellit të flakëruar
pritja në heshtje të frikshme
nga frika për të folur me zë
jetoja në shesh yjesh
gjersa s’më përshkoi shpirtin një ndjenjë
ndjenja se mund të më ikë dielli
ndërrova vendin pak
sa mos të më zë kobi në fjalët e botës
dhe prapë vazhdova të pres
nga paaftësia për të folur
© Skender Mustafi