20+ thënie nga Filip Kotler

Përgatiti: Skender Mustafi

Philip Kotler është eksperti më i njohur në marketingun strategjik në gjithë botën. Është emëruar si pionier i mendimeve të marketingut nga  Shoqata Amerikane e Marketingut (origjinal: American Marketing Association). Është profesor i Marketingut Ndërkombëtarë në  Kellogg School of Management of Northwestern University dhe autorë i shumë librave me ndikim në gjithë botën, duke përfshirë edhe botimin e trembëdhjetë të librit “Menaxhimi i Marketingut”.

  1. Marketingu autentik nuk është arti i shitjes të cilën e bëni, por të kuptuarit çfarë duhet bërë.
  2. Marketingu kërkon një ditë për ta mësuar. Fatkeqësisht kërkon tërë jetën për ta mjeshtëruar.
  3. Kompanitë e mira do të plotësojnë nevojat, kompanitë e shkëlqyera do të krijojnë tregje.
  4. E ardhmja nuk është para nesh. Tanimë ka ndodhur. Fatkeqësisht, është e shpërndarë në mënyrë të pa barabartë mes kompanive, industrive dhe kombeve.
  5. Interneti do ta krijojë fituesin dhe do ta varrosë të prapambeturin.
  6. Më me rëndësi është të veprohet çfarë është strategji e drejtë se sa çfarë është momentalisht fitimprurëse.
  7. Sot duhet vrapuar më shpejtë për të qëndruar në vend.
  8. Më me rëndësi është të parashihet kah lëvizin konsumatorët dhe tu qëndrohet para.
  9. Shumë kompani me mençuri po i shndërrojnë furnizuesit dhe konsumatorët e tyre në partnerë me vlerë.
  10. Kompanitë e varfra injorojnë konkurrentët, kompanitë mesatare kopjojnë konkurrentët, kompanitë fituese udhëheqin konkurrentët.
  11. Mos blej pjesë të tregut. Gjej mënyrë si ta fitosh atë.
  12. Shihe ciklin e jetës së produktit, por më me rëndësi shihe ciklin e jetës së tregut.
  13. Kush duhet përfundimisht dizajnuar produktin? Konsumatori, kuptohet.
  14. Kompania juaj nuk e ka vendin në tregun në të cilin nuk mund të bëhet më e mira.
  15. Mënyra më e mirë që ti mbani konsumatorët është që vazhdimisht të gjeni mënyrë që ti jepni më shumë për më pakë.
  16. Çdo biznes është biznes shërbimesh. A ka vendosur shërbimi juaj buzëqeshje tek fytyra e konsumatorit?
  17. Shit vlerë, jo çmim.
  18. Reklamimi më i mirë realizohet përmes konsumatorëve të kënaqur.
  19. Shitësi i suksesshëm fillimisht kujdeset së pari për konsumatorin, së dyti për produktin.
  20. Kompanitë mërziten shumë rreth kostove të të vepruarit diçka.Ato duhet mërzitur rreth kostove të mos vepruarit atë.
  21. Kostot nuk kanë rëndësi në përcaktimin e çmimit. Ato vetëm duhet ndihmuar të kuptoni nëse duhet prodhuar produkti ose jo.

      Po këto i keni lexuar?