5 truqe për veprim të lehtë dhe të shpejtë në Word

Ne jemi të dhënë pas përdorimit të miut gjatë punës me kompjuter. Shpesh edhe ndryshimet tek kompjuterët e ri, si mundësitë me “touch screeen” (taç skrin), fillimisht nuk na duken të pranueshme dhe ndihmëse, megjithatë ato janë për të lehtësuar punën tonë. Në këtë artikull ne do të kthehemi prapa, tek baza, në përdorimin e tastierës për lehtësimin e punës tonë me Word. Më poshtë kemi paraqitur pesë grupe veprimesh ku mund të përdoret tastiera për të vepruar më shpejtë dhe efikas.

1. Aplikimi i stileve
– Ctrl + Shift + N – aplikon stil normal
– Ctrl + Shift + L – aplikon stil të listës me pika
– Ctrl + Alt +1 – aplikon stil të titujve “Heading 1”
– Ctrl + Alt +2 – aplikon stil të titujve “Heading 2”
– Ctrl + Alt +3  – aplikon stil të titujve “Heading 3”
– Ctrl + Shift + S – e hapë kutinë e stileve ku mund të zgjidhni stilin e dëshiruar

2. Rregullimin e madhësisë së shkronjave
– Ctrl + ] – rrit madhësinë e shkronjave të tekstit të përzgjedhur (selektuar) për 1 pikë
– Ctrl + [ – zvogëlon madhësinë e shkronjave të tekstit të përzgjedhur për 1 pikë
– Ctrl + Shift + > – rritë madhësinë e shkronjave të tekstit të përzgjedhur në masën e pikës së ardhshme të instaluar
– Ctrl + Shift + < – zvogëlon madhësinë e shkronjave të tekstit të përzgjedhur në masën e pikës së ardhshme të instaluar

3. Ndrysho hapësirën me vijave ose paragrafëve
– Ctrl + 0 (zero) – rregullon hapësirën për 12 pikë
– Ctrl + 5 – rregullon hapësirën për 1.5 tek paragrafi i caktuar
– Ctrl + 2 – dyfishon hapësirën mes vijave tek paragrafi i caktuar

4. Transferimi i formatit
– Ctrl + Shift + C – kopjon formatin e tekstit të caktuar
– Ctrl + Shift + V – aplikon formatin më parë të kopjuar

5. Largo formatin e aplikuar në formë manuale (pra apliko formatin automatik)
– Ctrl + Spacebar – largon përmasat e shkronjave duke i kthyer ato në stilin origjinal të parazgjedhur nga Word
– Ctrl + Q  – largon përmasat e paragrafit të caktuar duke e kthyer atë në stilin origjinal të parazgjedhur nga Word

(fjalaime.ch)

Po këto i keni lexuar?