10+ ueb faqe me foto FALAS për promocion më të mirë

Fjalaime Dizajn

Autor: MSc. Skender Mustafi

Komunikimi dhe marketingu kanë të bëjnë me të gjitha metodat, taktikat dhe instrumentet e përballjes me njeriun, konsumatorin, klientin, publikun, ejt.. Gjithnjë, e në vazhdimësi, është bërë përpjekje për të gjetur strategjinë më të mirë për t’iu qasur tjetrit. Për ta bërë atë që fillimisht të kuptojë qartë porosinë. Të pranojë porosinë e dërguar. Të kuptojë vlerat e asaj porosie. Së fundi të reagojë ndaj porosisë së pranuar. Ky reagim mund të jetë përmes konsumimit të vlerave direkte, të ofruara nga ana e dërguesit të porosisë, të vlerave tjera të dërguesit ose edhe përmes njoftimit të të tjerëve rreth porosisë.

Komunikimi më i mirë me palën në kontakt është bërë përmes prezantimit të drejtpërdrejtë të vlerave. Prezantim të produktit, ofrim të rezultateve të shërbimit, ofrim të mostrave e ofrim të pamjeve më të mira të idesë e cila prezantohet ose pamjeve më të mira të përshkrimit të idesë.

Sot, të shkruash tekste rreth temave të ndryshme, pa ndonjë ilustrim i cili në mënyrë të theksuar ndihmon të kuptuarit të idesë është aktivitet absurd. Lexuesi është edukuar të kuptojë më shpejtë dhe më thjeshtë përmes ilustrimit.

Problemi i ilustrimit të përmbajtjeve të ndryshme është gjetja e fotografive bazë. Përdorimi i fotografive pa të drejtën e autorit jo vetëm se është veprim joligjorë, por edhe amoral dhe i gërditshëm. Fatkeqësisht, sot, shumica e kopjuesve të vlerave të huaja, kopjojnë dhe fotografitë për të cilat as nuk kanë të drejtë autorësie e as të drejtë përdorimi. Madje, as që, së paku, nuk referojnë autorin.

LAJMI I MIRË është se në internet mund të gjejmë faqe të ndryshme të cilat bëjnë mbledhjen e fotove FALAS me të drejtë shfrytëzimi për interesa personale e të ndërmarrjes. Fotografitë mund të shfrytëzohen ashtu si merren, ose madje mund të përpunohen për interesa të ndryshme.

Më poshtë po radhisim 10+ faqet më të pasura me fotografi falas:

&

1. StockSnap.io ka nj ka një numër të madh të fotografive të bukura dhe me rezolucion të lartë. Shpërndarja e fotografive është bërë në mënyrë shumë të mirë, që mundëson gjetjen e lehtë të tyre. Gjithashtu fotografitë mund të përzgjidhen përmes karakteristikave të ndryshme të integruara që në faqen e pare. Ndryshore të tilla të rëndësishme janë: data e ngarkimit, trendët, numri i shikimeve, numri i shkarkimeve dhe më të pëlqyerat. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

&

2. Pexels ofron fotografi të kualitetit të lartë dhe tërësisht falas. Të gjitha fotot janë të ofruara nën licencën Creative Commons Zero (CC0). Fotot janë të organizuara shumë mirë përmes fjalëzave e që lehtësojnë kërkimin dhe gjetjen e tyre. Çdo kërkim është i përcjellë me sugjerime, numrin e fotografive për fjalëzën e kërkuar dhe numrin e përdoruesve të cilët kanë ngarkuar fotografi për kategorinë e caktuar. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

&

3. Unsplash ofron një koleksion të ngjeshur të fotografive me rezolucion të lartë. Të gjitha falas. Së fundi, është bërë njëri nga burimet kryesore të fotografive falas. Fotot janë të shpërndara nëpër kategori të ndryshme të cilat mund të gjinden që në faqen e parë. Kërkimi i fotove është bërë i lehtë dhe i përcjellë me informacione shtesë. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

FoodiesFeed

&

4. FoodiesFeed ofron një numër të madh fotografish me ton real, me kualitet të lartë e falas, vetëm në temë e ushqimeve. Një burim i përkryer fotografish për shkrime të cilat kanë të bëjnë me ushqimet, receta etj. Gjithashtu për restorante, përpunimin e menyve, kartelave personale, e të tjera. Fotografitë janë të grupuara në kategori të ndryshme. Të gjitha fotografitë janë nën licencën Creative Commons Zero (CC0) dhe falas për përdorim e ndryshim. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

Burst

&

5. Burst është bazë e fotografive e ofruar nga Shopify. Shopify ka hapur këtë koleksion fotosh falas për tu lehtësuar ndërmarrësve ofrimin e produkteve dhe shërbimeve më të mira, ose prezantimin më të mirë të tyre. Fotografitë pjesërisht janë nën licencën Creative Commons CC0 dhe pjesërisht nën licencën e Shopify. Klasifikimi i fotografive është bërë në mënyrë profesionale dhe i organizuar përmes kategorive përkatëse. Kërkimi është bërë i lehtë dhe rezultatet janë të përcjella me sugjerime. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

Reshot

&

6. Reshot është përmbledhje e fotografive e bërë me kujdes e që nuk mund të gjinden nëpër faqet tera. Faqja është një ndihmë e madhe për ndërmarrjet fillestare e të vogla të cilat nuk kanë nevojë të investojnë në zhvillimin e fotografive. Ato mund të merren të gatshme, të shfrytëzohen si të tilla ose të përpunohen sipas nevojës. Falas. Gjithashtu faqja lejon ngarkimin e fotografive tuaja.

&

Pixabay

&

7. Pixabay ofron mbi një milion fotografi, ilustrime dhe grafik vektorë nën licencën Creative Commons CC0. Madje, në faqe janë të përmbledhura edhe video profesionale nën këtë lloj licence. Fotografitë janë të grupuara në mënyrë profesionale përmes fjalëzave gjë që mundëson gjetjen e lehtë të tyre.

&

Kaboom Pics

&

8. Kaboom Pics ofron mbi 12 mijë foto të shpërndara nëpër kategori të ndryshme si abstrakte, arkitekturë, modë, ushqime, peizazhe e të tjera. Fotografitë mund të shfrytëzohen si nga persona privat ashtu edhe nga ndërmarrjet, por nuk mund të shpërndahen ose shiten,. Të gjitha foto janë falas dhe nën licencë nga  Kaboom Pics.

&

Picjumbo

&

9. Picjumbo është përmbledhje e fotografive të cilat mund të shfrytëzohen falas. Fotot janë të përmbledhura në kategori dhe tema të ndryshme të cilat janë lehtë për tu gjetur.

&

Lif of Pix

&

10. Lif of Pix është galeri e ofruar nga agresionin Leeroy. Fotografitë janë të ofruara falas për përdorim dhe pa asnjë lloj kufizimi në licencim.

&

Faqe tjera me fotografi falas

  1. Styled Stock – faqe me fotografi për femra
  2. Skitterphoto
  3. ISO Republic
  4. Jay mantri
  5. New Old Stock
  6. Foca Stock

Suksese!

Po këto i keni lexuar?