Photoshop: Futja e objektit në objekt

Përgatiti: Skender Mustafi

Le të bëjmë këtë thjeshtë dhe shpejtë, pastaj ju mund të eksperimentoni sipas dëshirës suaj.

1. Gjeni një foto e cila është e definuar dhe e shkëputur nga prapavija, dmth që është PNG. Ose merrni çfarëdo foto dhe i hiq prapavijën. Nëse fotoja dhe prapavija kanë kontrast të mjaftueshëm atëherë shkëputja është shumë e lehtë. Ja fotoja fillestare e marrë nga interneti. 

njeriu

2. Vendoseni në Photoshop dhe i largoni prapavijën. Largimi i prapavijës së bardhë nga kjo foto bëhet si vijon:
a) Shtoni edhe një Layer përmes tastierës Shift + Ctrl + N, ose përmes pullës poshtë majtas (afër shportës mbeturinave – shih foton poshtë)
b) Përzgjidhni shtresën e punë, pra ajo me njeriun (shih ne foto poshtë)
c) Merrni Magic Wand Tool nga shiriti majtas dhe klikoni mbi hapësirën e bardhë dhe në tastierë klikoni Delete. Prapavija është larguar.

objekt në objekt 1

3. Hidhni objektin e dytë, foton e dëshiruar pamja e së cilës do të duket në fund, në të njëjtën fletë pune, pra në një shtresë të re.

objekt në objekt 2

4. Kaloni tek shiriti sipër i punës tek: Layers –> Create Clipping Mask, ose përmes shkurtesës në tastierë Alt + Ctrl + G. Tani harta është paraqitur në formë të njeriut. Në gjendjen e tanishme akoma mund të e lëvizni me mi hartën dhe të e vendosni që të duket atë pjesë që dëshironi të hartës.

objekt në objekt 3

5. Që të mund t’i shtoni efekte të dukshme hartës, duhet të e prisni atë në formën e njeriut (pra në formën e objektit të parë. Për të bërë këtë atëherë veproni si në vijim:
a) Klikoni mbi Layer 0 tek shiriti i punës majtas (Tek shiriti i punës djathtas ku janë shtresat e punës. Akoma njeriu nuk duket, por nuk ka dert).
b) Përzgjidhni Magic Wand Toll nga shiriti majtas dhe klikoni mbi pjesën e jashtme të hartës-njeri (sepse njeriu duket hartë në këtë fazë).
c) Pa prekur asgjë klioni mbi Layer 2 (shtresëne hartës) tek shiriti i punës majtas.

     d) Përzgjidhja e bërë tek b) duhet të është e njëjtë, tani shtypni Delete në tastierë.  Ju nuk mund të shihni asnjë ndryshim për momentin, por nëse e tërhiqni me mi foton, atëherë do të shihni se harta (fotoja që ju keni zgjedhur) është prerë në formën e njeriut.

objekt në objekt 4

6. Tani i jepni efektet e dëshiruara objektit, ose e lini ashtu si është. Ju mund t’i jepni efekte të dy fotove, pra në këtë rast njeriut dhe hartës, pastaj të manipuloni me nivelin e tejdukshmërisë dhe t’i përzieni efektet.  Për të pasur ndikim efektet vetëm në njeriun-hartë, atëherë e grisni Layer 0  duke klikuar me të djathtën e miut mbi të dhe duke përzgjedhur Delete Layer. Në  këtë rast unë i kam vënë rezultatit përfundimtar disa efekte nga “Blengind Options…(këtë e gjeni tek Layer –> Layer Stlye –> Blending Options…)

njeriuhartë

SUKSESE!

Po këto i keni lexuar?