Vera e pushimeve apo e rregullimit të dokumentacioneve?!?!

Autor: Skender Mustafi
MSc. BIS & BSc. BA

Sot kisha një termin për rregullimin e pasaportave të dy fëmijëve në Cyrih, Zvicër. E prisja këtë ditë me bezdi, duke përkujtuar angazhimin në të kaluarën, në vendlindje, për të rregulluar një certifikatë lindjeje ose një të kurorëzimit ose një vërtetim të shtetësisë tanimë të vërtetuar.

Sa gëzim kam për arritjen e pushimeve, jo verore me det e “sylymet”, për të çmall syrin me një copë vendlindjeje, me familjarët e me shokë, ata që kanë mbetur të jenë shokë, aq kam edhe “frikë” rreth asaj se si do të më kalojë koha.

Ajo që mund të vërehet tek kurbetçinjtë është se dy gjera i lidhin rreth ardhjes në “pushim”, ndonjëherë njëra më prezent e ndonjëherë tjetra megjithatë këto dyja janë prezent: takimi me familjarët dhe rregullimi i dokumentacioneve.
Ndonjë pushim kalon me një bilanc, në kalimin e kohës, mes këtyre dy gjërave, pra sa kalon kohë kurbetçiu në shtëpi e me familje, aq kalon duke vrapuar për të rregulluar dokumentacionet. Ndonjëherë tejkalohet bilanci dhe ajo që mund të thuhet është: edhe pak i mungonte të flinte në qendrën për rregullimin e dokumentacioneve.

Çmenduri!

Kjo është ajo që tanimë ka filluar të më shqetësojë, sa edhe thuajse më bën të qajë. Siç thotë populli: Pa të s’bën, me të s’bën!

Me gjithë këtë të keqe që ma ka përgatitur vendlindja, e djegur në shpirt për të hyrë në Evropë, jam i gëzuar që së paku fëmijët po i kursej nga ky mllef i vendlindjes. Në rrethin tonë populli thotë: Kur lecka përdhoset!. Tamam kjo po ndodhë në kohën e fluksit të kurbetçinjve, po përdhosen të gjithë administruesit shtetërorë nga ai me fshesë në dorë e deri tek kryeministri. Po përdhosen aq shumë sa që po kalove në kufi të mbushet mendja se njerëzit kanë dalë për grill në këto ditë të nxehta. Dyshimi i vetëm që mund të të lind është: Pjekin apo piqen?. Apo: Djegin, apo digjen?

Sidoqoftë, me kaq mendime po ndërpres këtë shqetësim. Nuk dua që mendimet për vendlindjen të më prishin qejfin e madh për të shtrirë kockat në oborrin tim. Fundja, edhe nëse më prishen pushimet që në hyrje të kufijve të vendlindjes atëherë e meriton ajo të e bëj këtë.

A i thonë vendlindje apo jo?
Për ç’far kanë vdekur njerëzit?

Për vendlindje, pra! (Edhe pse vendlindja nuk prish pushime, por debilët e fëlliqur që kanë zënë poste, thuajse i kanë zënë vendin Zotit. Më mirë të që piqemi në paq me ta, se po të piqeshim në luftë do na hanin edhe mishin edhe kocin.)

Pra, le të kthehemi në realitet. Me të arritur para qendrës për pasaporta (foto 1) thuajse dyshova nëse është vend i lejuar për parkim ose jo (zbrazët). Po të mos kishte tabela për udhëzim, do të mendoja se kam shkuar në ndonjë vend të gabuar. Koridoret e zbrazta, salla e pritjes gjithashtu e zbrazët. Posa e shtypa pullën tek aparati për lajmërim, menjëherë më dha shenjë monitori tek cila kabinë duhej të kaloja. Meqë nga 16 nëpunës, vetëm 6 ishin të zënë kur po dilja.

Kjo, “nuk më la përshtypje të mirë” lidhur me menaxhimin e resurseve njerëzore në fushën administrative. Unë si ekspert në fushën e ekonomisë dhe si banor i shtetit të Maqedonisë më prapavijë edukative ndërkombëtare dhe me përvojë ndërkombëtare do të kisha sugjeruar tkurrjen e gjithë kësaj hapësire në një zyre të vetme.Kërkoj ndjesë që nuk kam foto të u paraqes zyrat e punës në Maqedoni, vendlindja ime, që tu sqaroj se si Maqedonia e për stilin japonez, KAIZEN, për menaxhimin e proceseve të biznesit.

Me këto kushte që Evropa ka, më shkon në mend pyetja:

A edhe ti po do me hy në Evropë që të thuash: Edhe ne jemi Evropë përkrah shteteve perëndimore. Ne jemi të barabartë në paraqitjen e vlerave dhe zhvillimit demokratik përparimtar.?

Kërkoj ndjesë, mos më keq kuptoni, por unë e pashë se evropianët perëndimorë që moti kishin zbuluar taktikë dhe mjet për shfarimin e morrave.

Po këto i keni lexuar?