What’s Running është softuer falas i cili mundëson kontrollimin e softuerëve ose aktiviteteve që zhvillohen në prapavijë në kompjuterin tuaj. Për më tepër ju mund të i mbyllni programet të cilat nuk u nevojiten, duke mundësuar kështu lirimin e memories së kompjuterit tuaj, e që pason me zvogëlimin e shpejtësisë së ngrohjes dhe rritjen e shpejtësisë së veprimit.
Përmes këtij softueri ju mund të informoheni në detaje rreth:
- Proceseve të kompjuterit tuaj
- Shërbimeve
- Moduleve
- IP-Lidhjeve
- [intlink id=”5635″ type=”post”]Drajverëve[/intlink]
- Programeve të cilat startojnë me startimin e kompjuterit tuaj – këto programe mund të i ndaloni që herëve tjera të mos startojnë pa i startuar ju vetë.