Startoni “BlueJ” dhe hapeni projektin “shapes” i cili gjendet në dosjen e kapitullit të parë. Pasi të keni hapur këtë projekt në ekranin tuaj paraqiten katër katrorë (klasa): tringle, square, circle dhe canvas.
Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.
Ushtrimi pason nga Ushtrimi 1.7.
Ushtrimi
E ndërtoni një shtëpi me kulm të gjelbër, mur të kuq, dritare të zezë dhe dielli le ti vije në anën e djathtë.
Zgjidhja
Për të realizuar ushtrimin vepron si më poshtë:
1. Krijo një rreth, 2 katrorë dhe një trekëndësh
2. Ngjyros rrethin me të verdhë, 1 katrorë me të zezë dhe një me të kuq dhe trekëndëshin me të gjelbër.
3. I bëj rrethit madhësinë 60px përmes void changeSize(int newDiameter), e lëviz horizontalisht për 160px
4. E rrit katrorin e zi për 110px, e lëviz vertikalisht për 120px dhe horizontalisht për -40px.
5. Katrorin e kuq e lëviz vertikalisht për 130px dhe horizontalisht për -30px.
6. Trekëndëshit i ndërro madhërinë duke e bërë 150px të gjerë dhe 100px të lartë. e lëviz 30px horizontalisht dhe 12px vertikalisht.