Kapitulli i pestë në Kur’an është i emëruar “El Maide” (Tryeza e mbushur me ushqim). Është një nga tre kapitujt e Kur’anit që merret posaçërisht me jetën e Jezuit dhe nënës së tij Marisë. Kapitujt tjerë janë, kapitulli i tretë “Ali Imran” (Familja e Imranit) dhe kapitulli i 19, “Merjem” (Maria). Muslimanët e duan Jezuin dhe nënën e tij, por nuk i adhurojnë ata. Kur’ani, të cilin muslimanët e besojnë si fjalë të drejtpërdrejtë të Zotit, i përmban me respekt të lartë Jezuin dhe nënën e tij Marinë, në të…
lexo më tepërMuaj: Maj 2010
Jezui, djali i Marisë: Mesazhi i Jezuit
Ne tanimë vërtetuam se Jezui, i biri i Marisë, ose siç quhet nga muslimanët, Isa ibën Merjeme, realizoi mrekullinë e tij të parë derisa ishte në krahët e Marisë. Ai foli me lejen e Zotit dhe fjalët e tij të para ishin: “Unë jam rob i Zotit” [Kur’an 19:30]. Ai nuk tha “Unë jam Zot” as edhe “Unë jam i biri i Zotit”. Fjalët e tij të para vendosën themelet e mesazhit dhe misionit të tij: të i thërras njerëzit prapa, tek adhurimi i pastër i Një Zoti. Në kohën…
lexo më tepërJezui, djali i Marisë: Edhe muslimanët e duan Jezuin!
Të krishterët shpesh flasin mbi zhvillimin e marrëdhënieve mes Krishtin dhe pranimin e tij në jetët e tyre. Ata pohojnë se Jezusi është më shumë se njeri dhe se vdiq në kryq për të liruar njerëzimin nga mëkati origjinal. Të krishterët flasin mbi Jezusin me dashuri dhe respekt dhe është e dukshme se ai mban vend të posaçëm në jetët dhe zemrat e tyre. Por çka është me muslimanët, çka mendojnë ata mbi Jezusin dhe çfarë vendi zë Jezu Krishti në Islam? Ndokush që nuk e njeh islamin mund të…
lexo më tepërmimika e përlotur
nuk mund të të them lumëbardhë sepse ikë sikur dallëndyshe por s’mi pret dot ndjenjat vigane se e përpin çdo shikim tëndin të t’them lulëkuqe s’dua s’mund të t’jap si dhuratë ti mbulon çdo rreze timen me hije më len gojëhapur andaj s’mund të them asgjë © Skender Mustafi
lexo më tepërMuslimani ideal dhe komuniteti i tij
Shkroi: Dr. Muhammad Ali Al-Hashimi Marrë nga: Islaam.com Përkthyer nga: Skender Mustafi Muslimani: 1. Është i besueshëm; 2. Nuk mashtron as nuk godet pas shpine ; 3. Nuk është ziliqarë ; 4. Është i sinqertë ; 5. Mban premtimet ; 6. Ka sjellje të mirë ndaj të tjerëve dhe i trajton mirë; 7. Karakterizohet me druajtje ; 8. Është i butë ndaj njerëzve të tjerë; 9. Është i dhembshëm dhe i mëshirshëm ; 10. Është tolerant dhe falës; 11. Merret vesh lehtë në marrëdhëniet e tij të biznesit ; 12.…
lexo më tepërMe gra unë çdo ditë rrihem
Dhëndëri i vështirë, “burrë”, i fortë, i njohur në gjithë rrethin. E nusja e dobët, e nuse de. Nusja e re, në shtëpi të re, është larguar nga shtëpia e babait ku ka lënë shtatë vëllezër pas. Dëgjon familja se dhëndëri i vështirë po e rrahka nusen edhe atë shpesh herë. Një ditë mikut të shtatë, Tefikut, i mbushet kupa dhe i thotë dhëndrit: – “Unë me gra çdo dit rrihem, por me burra nuk guxoj, se.” Tregoi: Sharifudin Hirda Përshtatur nga gjuha popullore.
lexo më tepër