Përgatiti: Skender Mustafi
Në një ose formë tjetër secili nga ne kohë pas kohe ka nevojë të modelojë një ide ose dituri qoftë ajo profesionale ose jo profesionale. Dikush më pak e dikush më shumë, por të gjitha profesionet në një formë ose tjetër kërkojnë diagrame të llojeve të ndryshme. Fundja kjo është mënyra më e lehtë e prezantimit të ideve të cilat duhet të jenë të kapshme për të tjerët. Në këtë artikull kam përmbledhur disa softuer për kompjuter dhe disa aplikacione në internet të cilat mundësojnë realizimin e diagrameve të ndryshme ose modelimin e ideve të ndryshme.
- CADE – është softuer falas i ngjashëm me MS Visio në funksionalitet. Për më tepër, softueri mund të shfrytëzohet për ndërveprim me konsumatorët ose bashkëpunëtorët në projekte të ndryshme duke shfrytëzuar ndërlidhjen në internet. Gjithashtu mund të integrohen në aplikacione të bazuara në ueb. Përfundimisht, është softuer i lehtë për instalim dhe përdorim dhe i shpejtë në veprim.
- Dia – program për përpilimin e diagrameve dhe realizimin e modelimeve të ndryshme i bazuar në GTK+ dhe në dispozicion për GNU/Linux, MacOS X, Unix, dhe Windows nën licencën GPL. Mundëson realizimin e diagrameve të llojeve të ndryshme si diagrame që shpehin marrëdhënie mes njësive, UML diagrame, legjenda, diagrame të rrjetit, dhe lloje tjera. Mund të ruaj punimet në formatin përkatës XML ose mund të i eksportoj në lloje të skedave si EPS, SVG, XFIG, WMF dhe PNG.
- Diagram Designer– paletë me mundësi përshtatjeje për realizimin e llojeve të ndryshme të diagrameve. Kontrollimin e gabimeve gjuhësore në disa gjuhë të ndryshme. Importimin dhe eksportimin e punimeve në llojet e skedave WMF, EMF, BMP, JPEG, PNG, MNG, ICO, GIF dhe PCX. Realizon bashkimin e diagrameve në një grafik të vetëm duke mundësuar ekzekutimin e ekuacioneve matematikore me kalkulatorë për realizimin e ekuacioneve. si dhe realizon tkurrjen e skedave duke zvogëluar madhësinë e skedave të grafikëve.
- gliffy– është aplikacion online për realizimin e diagrameve të llojeve të ndryshme. Qasja ndaj aplikacionit bëhet përmes regjistrimit falas i cili është i kufizuar në veprime në krahasim me versionin e plotë. Realizimi i diagrameve bëhet, thjeshtë, duke tërhequr format për mes miut dhe duke i hedhur në platformën e punës. Madje diagramet mund të u shpërndahen shokëve ose mund të veprohet në bashkëpunim me të tjerët me qasjen e lirë të bashkëveprimit në internet.
- yED– është softuer për kompjuter për realizimin e diagrameve të kualitetit të lartë. Softueri mundëson veprime manuale ose importimin e të dhënave të ndryshme statistikore ose grafike për të gjeneruar grafikët në mënyrë automatike. Softueri, madje, ka kapacitet për përpilimin e diagrameve duke analizuar komplete të mëdha të të dhënave. Është falas për përdorim dhe në dispozicion për sistemet operative Windows, Unix/Linux, and Mac OS X.
- Diagramly – mjet i mrekullueshëm online për modelimin e rrjeteve si dhe lloje tjera të modeleve në sferën e teknologjisë së informimit, biznesit e të tjerë. Nuk keni nevojë për regjistrim. Diagramet mund t’i ruani në formate të llojit të tyre si dhe të i eksportoni në formë të fotove si jpg, png e të tjerë.
- Cacoo -mjet online për përpilimin e diagrameve. Versioni falas ka disa kufizime, megjithatë lejon eksportimin e diagrameve në formatin png si dhe ruajtjen e 25 diagrameve në konton e hapur falas tek Cacoo.
- DiagramStudio – mjet për realizimin e modelimeve të ndryshme me pamje profesionale të modeleve të biznesit, grafikeve teknike dhe ilustrimeve të ndryshme. Softueri mundëson realizimin e llojeve të ndryshme të diagrameve përmes veprimeve të thjeshta dhe të shpejta.
- GoVisual– mundëson hapjen dhe ruajtjen e skedave si dhe importimin dhe eksportimin e CSV skedave. Përveç veprimit të realizimin të grafikëve, softueri mundëson realizimin automatik të llojeve të ndryshme të grafikëve edhe atë në forma të ndryshme si pemë, rreth, simetrik, hierarkik, ortogonal, UML e të tjerë. Madje mundëson përpilimin e grafikut të rastit. Eksportimi i skedave mund të bëhet në formatin JPEG, PNG, BPM dhe SVG.
- Network Notepad – mundëson realizimin e diagrameve për modelimin e rrjeteve të internetit dhe intranetit. I lehtë për instalim dhe veprim.