Në kohën e hilafetit të Aliut r.a. gjykatës ishte Shurejhu. Aliu r.a. kishte humbur mburojën që e pëlqente më së shumti. Një ditë, teksa lëvizte në tregun e qytetit, ai e sheh mburojën e vete në duart e një çifuti, i cili dëshironte ta shes.
Kur e pa Aliu r.a. i tha çifutit: “Kjo mburojë është e imja. Ajo më ka rënë nga deveja duke u kthyer prej Siffinit.”
Çifuti ia kthen: “Në fakt, është mburoja ime. Ajo është në duart e mia, si pretendon se është e jotja.”
Aliu i thotë: “Për Zotin, mburoja është e imja, as nuk e kam shitur, as nuk ia kam dhuruar dikujt. Unë habitem se si ka arritur tek ti!”
Çifuti tha: “Vetëm gjykatësi Shurejhu mund të na e ndajë këtë punë”
“Dakord” tha Aliu r.a
Kur arritën tek gjykatësi, Shurejhu i tha Aliut: “O Ali (nuk i tha o prijës i besimtarëve), ulu pranë të akuzuarit”.
“Çfarë thua ti, o prijës i besimtarëve?” i tha Shurejhu.
Aliu r.a tha: “Kjo mburojë është e imja, më ka rënë në filan vendi, kur ishim duke udhëtuar për në Siffin. Habitem se si ka arritur tek ky njeri”.
Më pas Shurejhi i tha çifutit: “Po ti, çfarë ke për të thënë?”
Çifuti tha: “Mburoja është e imja dhe ajo ndodhet në pronësinë time. Megjithatë, unë nuk e akuzoj prijësin e besimtarëve për gënjeshtër”.
Me edukatë dhe respekt Shurejhu i tha Aliut r.a: “O prijës i besimtarëve! Unë jam i sigurt që ti thua të vërtetën, dhe se mburoja është e jotja, por duhet të sjellësh fakte.” Këtu duhet të potencojmë se gjykatësit musliman nuk i lejohet të gjykojë sipas bindjes dhe njohurve personale, por sipas argumenteve.
Aliu r.a tha : “Po, kam ish skllavin tim, Kanberin, dhe djalin tim, Hasanin. Ato dëshmojnë se kjo mburojë është e imja.”
Gjykatësi Shurejh i tha: “O prijës i besimtarëve, dëshmia e djalit në favor të babait është e papranueshme.”
Aliu tha: “Subhanallah! Si nuk u patoka dëshmia e një njeriu që është nga banorët e xhenetit!? A nuk e ke dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s që ka thënë: “Hasani dhe Husejni janë fisnikët e të rinjve të xhenetit.”
Më pas iu drejtua çifutit: “Betohu që kjo mburojë është e jotja!” dhe ai u betua. Shurejhu i tha: “Merre mburojën dhe largohu!”
Çifuti e morri mburojën, eci disa hapa, dhe u kthye përsëri e tha: “Për Zotin, unë dëshmojë që kjo mburojë është e jotja, o prijës i besimtarëve. Unë jam i mahnitur nga fakti që Prijësi i besimtarëve ka pranuar si gjykatës mes tij dhe meje, gjykatësin që e ka emëruar vet. Dhe po ky gjykatës, më jep të drejtë mua dhe jo prijësit të besimtarëve. Unë dëshmoj se kjo fe është e drejtë dhe dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguar i Tij. Dijes o gjykatës i drejtë se mburoja është e prijësit të besimtarëve. Unë isha pas ushtrisë që shkonte drejtë Siffinit dhe e gjeta pasi që kaloi ushtria.”
Atëherë Aliu r.a tha: “Meqë pranove islamin, unë të dhurojë ty këtë mburojë, dhe bashkë me të, të dhurojë edhe këtë kalë.”
Pa kaluar disa ditë, ky çifut u pa duke luftuar në krah të ushtrisë së Aliut r.a. dhe pas betejës u gjet i vrarë. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet.