- Pavarësia është katarzë…; Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës dhe ne nuk mund të harrojmë të kaluarën, por ndoshta do të ndjehem e sigurtë tani dhe ankthet e mia përfundimisht do të më largohen. (Antoneta Kastrati, New York Times, 18, Shkurt, 2008, ref)
- Ndihmojeni vendin tonë, që po bën çdo gjë të e shpëtojë Kosovën nga këta që duan të na e rrëmbejnë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do të na harrojë ne. Kosova është Vendi jonë i Shenjtë, Jerusalemi jonë. (patriarku serb Irinej, 25 Janar 2010)
- Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet vetëvendosjes. (Eliot Engel, Congressional Record Volume 150, Number 35, 2004)
- Si një republikan, kam votuar me Presidentin Klinton në vazhdimësi në përpjekjet tona për dorëzani nga miqtë tanë evropianë në Kosovë për të ndaluar gjenocidin. Unë jam krenar për ato vota. Unë jam krenar me presidentin Klinton për këtë. (Gordon Smith, Congressional Record, V. 150, Pt. 6, 2004)
- Unë mendoj se është e përshtatshme për komunitetin ndërkombëtar në situata si kjo për të ndërhyrë në Kosovë. Unë jam në favor të një ndërhyrjeje. Në një nivel, duhet thënë se të paktën dikush është duke bërë diçka. (Mike Farrell, W. Europe Daylight Time)
- Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të zgjidhet vetëm përmes vetëvendosjes. (Eliot Engel)
- Dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet. (Ibrahim Rugova)
- Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri tolerante dhe politikisht me një ekonomi solide, e integruar në BE, NATO-s dhe për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me SHBA. (Ibrahim Rugova)
- Ne mendojmë se Kosova do të vazhdojë të shërbejë si një qendër e dhunës dhe paqëndrueshmërisë rajonale në të ardhmen. (Boris Trajkovski)
- Çdo herë që kam kërkuar të hymë në luftë, e kam urryer atë. Kam kaluar muaj duke u përpjekur që ta bëjë Millosheviçin të ndalojë spastrimin etnik në Kosovë, duke vonuar veprimi përderisa ne të negocionim pa fund. (Toni Bler)
- Kosova nuk është pjesë e Serbisë, është zemra e Sërbisë. (Sllobodan Millosheviç)
- Jetën e japim, Kosovën se japim. (Thënie popullore serbe)
- Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua dikush tjetër që të humbur një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore. (Bill Klinton në Maqedoni 23 qershor 1999)
- Fushata e Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e nevojshme. Dhe unë besoj se Bler – ndaj të cilët unë kam shumë kritika – në këtë rast tregoi vendosmëri të vërtetë në realizimin e saj. (Margaret Taçer , Mars 2002)