CMMI: Fushat e proceseve në detaje (synimet dhe praktikat specifike)

CMMI Fushat e proceseve në detaje

Autor: MSc. Skender Mustafi

CMMI përmban 22 fusha procesesh të cilat nënkuptojnë aspektet e prodhimit të produktit e që ndërmarrja duhet mbuluar gjatë procesit të prodhimit. Këto fusha në vete përmbajnë synime specifike si dhe praktika specifike që janë të lidhura ngushtë vetëm me fushat specifike të proceseve.

Në vijim do të mund të njiheni me të gjitha fushat e proceseve, qëllimin e analizës së tyre si dhe synimet dhe praktikat specifike të cilat janë të ndërlidhura me to. Për më shumë, emërimet e fushave të proceseve, qëllimisht janë lënë edhe në gjuhën angleze, gjuha origjinale e zhvillimit të dokumentimit të CMMI. Në këtë mënyrë lexuesit shqipfolës me lehtësi mund të identifikojnë fushat edhe në gjuhën origjinale të dokumentimit. Për më shumë, në gjuhën origjinale shfrytëzohen shkurtesa të cilat lehtësojnë evidentimin dhe identifikimin e fushave të proceseve. Pra, secila fushë e procesit ka dhe shkurtesën e vetë (në këtë punim gjithashtu janë të paraqitura) si dhe për synimet dhe praktikat specifike shfrytëzohen shkurtesat SG (Specifik Goals / Synimet Specifike), respektivisht SP (Specific Practices / Praktikat Specifike). Së fundi, të gjitha fushat e proceseve, synimet specifike, praktikat specifike, dhe definimi e përshkrimi I tyre janë të paraqitura dhe definuara nga ana e institucionit përgjegjës të CMMI-së.

Lista e fushave të proceseve

CMMI: Fushat e proceseve në detaje (synimet dhe praktikat specifike)

1.      Analiza dhe zgjidhja e shkakut
2.      Menaxhimi i konfigurimit
3.      Analiza dhe zgjidhja e vendimeve
4.      Administrimi i integruar i projektit + IPPD
5.      Matja dhe analiza
6.      Inovacioni dhe shpërndarja organizative
7.      Definimi i procesit të organizatës + IPPD
8.      Fokusi i procesit të organizatës
9.      Rendimenti i procesit të organizatës
10.        Trajnimi organizativ
11.        Integrimi i produktit
12.        Monitorimi dhe kontrolli i projektit
13.        Planifikimi i projektit
14.        Sigurimi I cilësisë së procesit dhe produktit
15.        Menaxhimi sasior i projektit
16.        Zhvillimi i kërkesave
17.        Menaxhimi i kërkesave
18.        Menaxhimi i rrezikut
19.        Menaxhimi i marrëveshjes me furnizuesin
20.        Zgjidhja teknike
21.        Vlerësimi
22.        Verifikimi

1.     Analiza dhe zgjidhja e shkakut

Është fushë mbështetëse e procesit në nivelin e pestë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i analizës dhe zgjidhjes së shkakut (ang. Causal Analysis and Resolution – CAR) është identifikimi i shkaqeve të defekteve dhe problemeve tjera dhe marrja e masave për mosparaqitjen e tyre në të ardhmen.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto shkaqet e defekteve
    • SP 1.1 Bëj regjistër të defektit për analizë të të dhënave
    • SP 1.2 Analizo shkaqet
  • SG 2 Emëro shkaqet e defekteve
    • SP 2.1 Implemento propozimet e veprimit
    • SP 2.2 Vlerëso efektin e ndryshimeve
    • SP 2.3 Ruaj të dhënat

2.     Menaxhimi i konfigurimit

Është fushë mbështetëse e procesit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i administrimit të konfigurimit (ang. Configuration Management – CM) është të vendosë dhe mirëmbajë integritetin e produkteve të punës duke shfrytëzuar identifikim ndryshimi, kontroll ndryshimi, kontabilim të gjendjes së konfigurimit, dhe revizionim konfigurimi.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto baza
    • SP 1.1 Identifiko punët për konfigurim
    • SP 1.2 Përcakto sistem të administrimit të konfigurimit
    • SP 1.3 Krijo ose publiko baza
  • SG 2 Përcill dhe kontrollo ndryshimet
    • SP 2.1 Përcill kërkesat për ndryshim
    • SP 2.2 Kontrollo punët e konfigurimit
  • SG 3 Përcakto integritet
    • SP 3.1 Përcakto regjistër të administrimit të konfigurimit
    • SP 3.2 Realizo revizion konfigurimi

3.     Analiza dhe zgjidhja e vendimeve

Është fushë mbështetëse e procesit në nivelin e e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i analizë dhe zgjedhjes së vendimeve (ang. Decision Analysis and Resolution – DAR) është analizimi i vendimeve të mundshme duke shfrytëzuar proces formal vlerësimi i cili vlerëson alternativat e identifikuara kundrejt kritereve të vendosura.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Vlerëso alternativat
    • SP 1.1 Përcakto udhëzimet për analizën e vendimeve
    • SP 1.2 Përcakto kriteret e vlerësimit
    • SP 1.3 Identifiko zgjidhjet alternative
    • SP 1.4 Përzgjidh metodat e vlerësimit
    • SP 1.5 Vlerëso alternativat
    • SP 1.6 Përzgjidh zgjidhjet

4.     Administrimi i integruar i projektit + IPPD

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i administrimit të integruar të projektit (ang. Integrated Project Management + IPPD -IPM) është vendosja dhe administrimi i projektit dhe përfshirja e pjesëmarrësve të rëndësishëm sipas një procesi të integruar dhe të definuar i cili është përshtatur nga seti i proceseve standard të ndërmarrjes.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Shfrytëzo procesin e definuar të projektit
    • SP 1.1 Përcakto procesin e definuar të projektit
    • SP 1.2 Shfrytëzo mjetet e proceseve të ndërmarrjes për të planifikuar aktivitetet e projektit
    • SP 1.3 Përcakto ambientin e punës së projektit
    • SP 1.4 Integro planet
    • SP 1.5 Udhëhiq projektin duke shfrytëzuar planet e integruara
    • SP 1.6 Kontribuo në mjetet e procesit të ndërmarrjes
  • SG 2 Koordino dhe ndërvepro me palët e rëndësishme
    • SP 2.1 Udhëhiq përfshirjen e palëve
    • SP 2.2 Udhëhiq varësitë
    • SP 2.3 Zgjidh çështjet e koordinimit

IPPD Shtesë −

  • SG 3 Apliko principet IPPD
    • SP 3.1 Përcakto vizionin e përbashkët të projektit
    • SP 3.2 Përcakto strukturën e integruar të ekipit
    • SP 3.3 Cakto kërkesat për ekipet e integruara
    • SP 3.4 Përcakto ekipe të integruara
    • SP 3.5 Siguro ndërveprimin në mes ekipeve të ndërlidhura

5.     Matja dhe analiza

Është fushë mbështetëse e procesit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i matjes dhe analizës (ang. Measurement and Analysis – MA) është zhvillimi dhe mbajtja e aftësisë matëse e cila shfrytëzohet në mbështetjen e menaxhimit të nevojave të informimit.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Radhit aktivitetet e matjes dhe analizës
    • SP 1.1 Përcakto objektivat e matjes
    • SP 1.2 Specifiko masat
    • SP 1.3 Përcakto procedurat për grumbullimin dhe ruajtjen e të dhënave
    • SP 1.4 Specifiko procedurat e analizës
  • SG 2 Ofro rezultatet e matjes
    • SP 2.1 Mblidh të dhënat e matjes
    • SP 2.2 Analizo të dhënat e matjes
    • SP 2.3 Ruaj të dhënat dhe rezultatet
    • SP 2.4 Komuniko rezultatet

6.     Inovacioni dhe shpërndarja organizative

Është fushë e procesit të menaxhimit të procesit në nivelin e pestë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i inovacionit dhe shpërndarjes organizative (ang. Organizational Innovation and Deployment – OID) është përzgjedhja dhe zbatimi i përmirësimeve graduale dhe inovative të cilat në mënyrë të matshme përmirësojnë proceset dhe teknologjitë e ndërmarrjes. Përmirësimet mbështesin kualitetin e ndërmarrjes dhe objektivat e rendimentit të procesit të shtyra nga objektivat e biznesit të ndërmarrjes.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përzgjidh përmirësimet
    • SP 1.1 Përmblidh dhe analizo propozimet për përmirësim
    • SP 1.2 Identifiko dhe analizo inovacionet
    • SP 1.3 Përmirësimet ‘pilot’
    • SP 1.4 Përzgjidh përmirësimet për aplikim
  • SG 2 Apliko përmirësimet
    • SP 2.1 Planifiko hapësirat e aplikimit
    • SP 2.2 Menaxho aplikimin
    • SP 2.3 Mat efektet e përmirësimit

7.     Definimi i procesit të organizatës + IPPD

Është fushë e procesit të menaxhimit të procesit në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i definimit të procesit të organizatës + IPPD (ang. Organizational Process Definition + IPPD – OPD) është themelimi dhe mirëmbajtja e një seti të mjeteve të vyeshme të proceseve të organizatës.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto mjetet e proceseve të organizatës
    • SP 1.1 Përcakto proceset standarde
    • SP 1.2 Përcakto përshkrimin e modelit të ciklit të jetës
    • SP 1.3 Përcakto kriteret dhe udhëzimet e ndërlidhjes
    • SP 1.4 Përcakto bazën e matjes së ndërmarrjes
    • SP 1.5 Përcakto bibliotekën e mjeteve të proceseve të organizatës

IPPD Shtesë −

  • SG 2 Mundëso menaxhimin IPPD
    • SP 2.1 Themelo mekanizmat e fuqizimit
    • SP 2.2 Përcakto rregullat dhe udhëzuesit për ekipet e integruara
    • SP 2.3 Balanco përgjegjësitë e ekipit dhe ndërmarrjes bazë

8.     Fokusi i procesit të organizatës

Është fushë e procesit të menaxhimit të procesit në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i fokusit të procesit të organizatës (ang. Organizational Process Focus – OPF) është planifikimi dhe implementimi i përmirësimeve të proceseve të organizatës duke u bazuar në të kuptuarit tërësorë të fuqive dhe dobësive momentale të proceseve dhe mjeteve të proceseve të organizatës.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto mundësitë e përmirësimit të procesit
  • SP 1.1 Përcakto nevojat e procesit të organizatës
    • SP 1.2 Vlerëso proceset e organizatës
    • SP 1.3 Identifiko përmirësimet e proceseve të organizatës
  • SG 2 Planifiko dhe implemento aktivitetet e përmirësimit të procesit
    • SP 2.1 Përcakto plane të veprimeve të procesit
    • SP 2.2 Implemento planet e veprimeve të procesit
  • SG 3 Vendos mjetet e procesit të organizatës dhe përfshijë ‘mësimet e mësuara’
    • SP 3.1 Siguro mjetet e proceseve të organizatës
    • SP 3.2 Siguro proceset standarde
    • SP 3.3 Monitoro implementimin
    • SP 3.4 Përfshij përvojat e ndërlidhura me procesin në mjetet e proceseve të organizatës

9.     Rendimenti i procesit të organizatës

Është fushë e procesit të menaxhimit të procesit në nivelin e katërt të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i rendimentit të procesit të organizatës (ang. Organizational Process Performance – OPP) është përcaktimi dhe mirëmbajtja e të kuptuarit të vazhdueshëm të rendimentit të setit të proceseve të standardizuara të organizatës në mbështetje të objektivave dhe kualitetit të rendimentit të procesit, dhe ofrimi i të dhënave të rendimentit së procesit, bazave, dhe modeleve për të udhëhequr në mënyrë sasiore projektet e organizatës.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto bazat dhe modelet e rendimentit
    • SP 1.1 Përzgjidh proceset
    • SP 1.2 Përcakto matësit e rendimentit të procesit
    • SP 1.3 Përcakto objektivat kualitative dhe të rendimentit të procesit
    • SP 1.4 Përcakto bazat e rendimentit të procesit
    • SP 1.5 Përcakto modelet e rendimentit të procesit

10. Trajnimi organizativ

Është fushë e procesit të menaxhimit të procesit në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i trajnimit organizativ (ang. Organizational Training – OT) është zhvillimi i aftësive dhe njohurive të njerëzve ashtu që ata mund të luajnë rolet e tyre në mënyrë efektive dhe të frytshme.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Themelo aftësinë trajnuese të organizatës
    • SP 1.1 Përcakto nevojat e trajnimit strategjik
    • SP 1.2 Identifiko se cilat nevoja të trajnimit janë përgjegjësi e organizatës
    • SP 1.3 Zhvillo një plan taktik të trajnimit organizativ
    • SP 1.4 Përcakto aftësitë e trajnimit
  • SG 2 Ofro trajnimin e nevojshëm
    • SP 2.1 Ofro trajnimin
    • SP 2.2 Vendos regjistra trajnimi
    • SP 2.3 Vlerëso dobishmërinë e trajnimit

11. Integrimi i produktit

Është fushë e procesit të inxhinierisë në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i integrimit të produktit (ang. Product Integration – PI) është ndërtimi I produktit nga komponentët e produktit, sigurimi se produkti si I integruar funksionon siç duhet, dhe dorëzimi i produktit.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përgatit produktin për integrim
    • SP 1.1 Përcakto hapat e integrimit
    • SP 1.2 Përgatit ambientin e integrimit të produktit
    • SP 1.3 Përcakto procedurat dhe kriteret e integrimit të produktit
  • SG 2 Siguro përputhshmërinë e ndërfaqes
    • SP 2.1 Shqyrto kompaktësinë e përshkrimeve të ndërfaqes
    • SP 2.2 Menaxho ndërfaqet
  • SG 3 Bashko komponentët e produktit dhe dorëzo produktin
    • SP 3.1 Konfirmo gatishmërinë për integrim të komponentëve të produktit
    • SP 3.2 Grumbullo komponentët e produktit
    • SP 3.3 Vlerëso komponentët e grumbulluara të produktit
    • SP 3.4 Paketo dhe dorëzo produktin ose komponentin e produktit

12. Monitorimi dhe kontrolli i projektit

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi I monitorimit dhe kontrollit të projektit (ang. Project Monitoring and Control – PMC) është ofrimi I një të kuptuari të përparimit të projektit ashtu që mund të merren hapa korrigjues atëherë kur rendimenti I projektit devijon dukshëm nga plani.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Monitoro projektin kundrejt planit
    • SP 1.1 Monitoro parametrat e planit të projektit
    • SP 1.2 Monitoro angazhimet
    • SP 1.3 Monitoro rreziqet e projektit
    • SP 1.4 Monitoro menaxhimin e të dhënave
    • SP 1.5 Monitoro përfshirjen e pjesëmarrësve
    • SP 1.6 Realizo shqyrtim progresiv
    • SP 1.7 Realizo shqyrtim sipas periudhave të caktuara
  • SG 2 Menaxho veprimin korrigjues për të përfunduar
    • SP 2.1 Analizo çështjet
    • SP 2.2 Realizo veprim korrigjues
    • SP 2.3 Menaxho veprimin korrigjues

13. Planifikimi i projektit

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi I planifikimit të projektit (ang. Project Planning – PP) është përpilimi dhe mirëmbajtja e planeve të cilat definojnë aktivitetet e projektit.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Vendos vlerësimet
    • SP 1.1 Vlerëso përmasat e projektit
    • SP 1.2 Vendos vlerësimet e produktit të punës dhe detyrat e atributeve
    • SP 1.3 Defino ciklin e jetës së produktit
    • SP 1.4 Përcakto vlerësimet e përpjekjes dhe kostove
  • SG 2 Zhvillo një plan projekti
    • SP 2.1 Themelo buxhetin dhe orarin
    • SP 2.2 Identifiko rreziqet e projektit
    • SP 2.3 Planifiko për menaxhim të të dhënave
    • SP 2.4 Planifiko për resurset e projektit
    • SP 2.5 Planifiko për diturinë dhe aftësitë e nevojshme
    • SP 2.6 Planifiko përfshirjen e pjesëmarrësve
    • SP 2.7 Zhvillo planin e projektit
  • SG 3 Rri I përqendruar tek plani
    • SP 3.1 Shqyrto planet të cilat ndikojnë projektin
    • SP 3.2 Koordino punën dhe nivelet e resurseve
    • SP 3.3 Ruaj përqendrimin tek plani

14. Sigurimi I cilësisë së procesit dhe produktit

Është fushë mbështetëse e procesit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi I sigurimit të cilësisë së procesit dhe produktit (ang. Process and Product Quality Assurance – PPQA) është pajisja e stafit dhe udhëheqjes me pasqyrë objektive në proceset dhe produktet e ndërlidhura të punës.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Vlerëso objektivisht proceset dhe produktet e punës
    • SP 1.1 Vlerëso objektivisht proceset
    • SP 1.2 Vlerëso objektivisht produktet e punës dhe shërbimet
  • SG 2 Ofro pasqyrë objektive
    • SP 2.1 Komuniko dhe siguro zgjidhjen e çështjeve të mospërputhjeve
    • SP 2.2 Vendos regjistrat

15. Menaxhimi sasior i projektit

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e katërt të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi fushës së procesit të menaxhimit sasior të projektit (ang. Quantitative Project Management – QPM) është menaxhimi sasior I procesit të definuar të projektit në mënyrë që të mund të arrijë objektivat, kualitative dhe të rendimentit të procesit, të përcaktuara të projektit.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Menaxho në mënyrë sasiore projektin
    • SP 1.1 Përcakto objektivat e projektit
    • SP 1.2 Kompozo proceset e definuara
    • SP 1.3 Përzgjidh nën-proceset që do të menaxhohen në mënyrë statistike
    • SP 1.4 Menaxho rendimentin e projektit
  • SG 2 Në mënyrë statistike menaxho rendimentin e nën-procesit
    • SP 2.1 Përzgjidh matësit dhe teknikat analitike
    • SP 2.2 Apliko metodat statistike për të kuptuar devijimin
    • SP 2.3 Monitoro rendimentin e nën-proceseve të përzgjedhura
    • SP 2.4 Regjistro të dhënat e menaxhimit statistikë

16. Zhvillimi i kërkesave

Është fushë e procesit të inxhinierisë në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i zhvillimit të kërkesave (ang. Requirements Development – RD) është prodhimi dhe analiza e kërkesave të konsumatorit, produktit dhe komponentit të produktit.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Zhvillo kërkesat e konsumatorit
    • SP 1.1 Nxirr nevoja
    • SP 1.2 Zhvillo kërkesat e konsumatorit
  • SG 2 Zhvillo kërkesat e produktit
    • SP 2.1 Themelo kërkesat e produktit dhe komponentit të produktit
    • SP 2.2 Cakto kërkesat e komponentit të produktit
    • SP 2.3 Identifiko kërkesat e ndërfaqes
  • SG 3 Analizo dhe vlerëso kërkesat
    • SP 3.1 Themelo konceptet dhe skenarët operativ
    • SP 3.2 Zhvillo definicion për funksionalitetin e kërkuar
    • SP 3.3 Analizo kërkesat
    • SP 3.4 Analizo kërkesat për të arritur bilanc
    • SP 3.5 Vlerëso kërkesat

17. Menaxhimi i kërkesave

Është fushë e procesit të inxhinierisë në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i menaxhimit të kërkesave (ang. Requirements Management – REQM) është menaxhimi i kërkesave të produkteve të projektit dhe komponentëve të produktit dhe identifikimi i mospërputhjeve në mes këtyre kërkesave dhe planeve të projektit dhe produkteve të punës.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Menaxho kërkesat
    • SP 1.1 I kupto kërkesat
    • SP 1.2 Angazhohu ndaj kërkesave
    • SP 1.3 Menaxho ndryshimet e kërkesave
    • SP 1.4 Mbaj ndjekjen dydrejtimëshe të kërkesave
    • SP 1.5 Identifiko mospërputhjet midis punës së projektit dhe kërkesave

18. Menaxhimi i rrezikut

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i menaxhimit të rrezikut (ang. Risk Management – RSKM) është identifikimi i problemeve të mundshme përpara paraqitjes së tyre kështu që aktivitetet e trajtimit të rrezikut mund të planifikohen dhe realizohen sipas nevojës, përgjatë jetës së produktit ose projektit, për të zbutur ndikimet negative në arritjen e objektivave.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përgatitu për menaxhimin e rrezikut
    • SP 1.1 Përcakto burimet dhe kategoritë e rreziqeve
    • SP 1.2 Defino parametrat e rrezikut
    • SP 1.3 Përcakto strategji për menaxhimin e rrezikut
  • SG 2 Identifiko dhe analizo rreziqet
    • SP 2.1 Identifiko rreziqet
    • SP 2.2 Vlerëso, kategorizo, dhe ndaj me përparësi rreziqet
  • SG 3 Zbut rreziqet
    • SP 3.1 Zhvillo plan për zbutjen e rrezikut
    • SP 3.2 Implemento planet e zbutjes së rrezikut

19. Menaxhimi i marrëveshjes me furnizuesin

Është fushë e procesit të menaxhimit të projektit në nivelin e dytë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i menaxhimit të marrëveshjes me furnizuesin (ang. Suplier Agreement Management – SAM) është menaxhimi i përvetësimit të produkteve nga furnizuesi për të cilët ekziston marrëveshje formale.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përcakto marrëveshje me furnizuesin
    • SP 1.1 Përcakto llojin e përvetësimit
    • SP 1.2 Përzgjidh furnizuesit
    • SP 1.3 Përcakto marrëveshjet me furnizuesin
  • SG 2 Përmbush marrëveshjet me furnizuesin
    • SP 2.1 Apliko marrëveshjen e furnizuesit
    • SP 2.2 Monitoro proceset e përzgjedhura të furnizuesit
    • SP 2.3 Vlerëso produktet e përzgjedhura të punës së furnizuesit
    • SP 2.4 Prano produktin e përvetësuar
    • SP 2.5 Produktet e kalimit

20. Zgjidhja teknike

Është fushë e procesit të inxhinierisë në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i zgjedhjes teknike (ang. Technical Solution -TS) është dizajnimi, zhvillimi, dhe implementimi i zgjedhjeve të kërkesave. Zgidhjet, dizajnët, dhe implementimet përfshijnë produktet, komponentët e produkteve, dhe proceset e ndërlidhura me ciklin e jetës së produktit qoftë si të vetme ose në kombinim sido që të jetë më e përshtatshme.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përzgjidh zgjidhjet e komponentëve të produktit
    • SP 1.1 Përzgjidh zgjidhje alternative dhe kritere përzgjedhëse
    • SP 1.2 Përzgjidh zgjidhjet e komponentëve të produktit
  • SG 2 Zhvillo dizajnin
    • SP 2.1 Dizajno produktin ose komponentin e produktit
    • SP 2.2 Themelo paketë të të dhënave teknike
    • SP 2.3 Dizajno ndërfaqe duke shfrytëzuar kritere
    • SP 2.4 Realizo analiza për bëj, blejë, ose rishfrytëzo
  • SG 3 Implemento dizajnin e produktit
    • SP 3.1 Implemento dizajnin
    • SP 3.2 Zhvillo dokumentacion mbështetës të produktit

21. Vlerësimi

Është fushë procesit të inxhinierisë në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i vlerësimit (ang. Validation – VAL) është të tregojë se produkti ose pjesët përbërëse të tij përmbushin synimin e përdorimit kur janë të vendosura në ambientin e planifikuar.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përgatitu për vlerësim
    • SP 1.1 Përzgjidh produktet për vlerësim
    • SP 1.2 Përcakto ambientin e vlerësimit
    • SP 1.3 Përcakto procedurat dhe kriteret e vlerësimit
  • SG 2 Vlerëso produktin ose komponentët e produktit
    • SP 2.1 Realizo vlerësimin
    • SP 2.2 Analizo rezultatet e vlerësimit

22. Verifikimi

Është fushë procesit të inxhinierisë në nivelin e tretë të pjekurisë.

Qëllimi

Qëllimi i verifikimit (ang. Verification – VER) është sigurimi se produktet e përzgjedhura të punës përmbushin kërkesat e tyre të përcaktuara.

Praktikat specifike sipas synimeve

  • SG 1 Përgatitu për verifikim
    • SP 1.1 Përzgjidh produktet e punës për verifikim
    • SP 1.2 Përcakto ambientin e verifikimit
    • SP 1.3 Përcakto procedurat dhe kriteret e verifikimit
  • SG 2 Realizo shqyrtim me grupe pune
    • SP 2.1 Përgatitu për shqyrtim me grupe pune
    • SP 2.2 Realizo shqyrtime me grupe pune
    • SP 2.3 Analizo të dhënat e shqyrtimeve me grupe pune
  • SG 3 Verifiko produktet e përzgjedhura të punës
    • SP 3.1 Realizo verifikimin
    • SP 3.2 Analizo rezultatet e verifikimit

Referenca

Po këto i keni lexuar?