Dallimi mes produktit si funksi i marketingut në internet dhe atij tradicional

Autor: Skender Mustafi

Produkti tradicional është definuar si gjithçka që mund të ofrohet për vëmendje, blerje, përdorim, ose konsumim që mund të plotësojë dëshirat ose nevojat (Kotler & Armstrong, 2008). Në anën tjetër produkti në internet, nga LSE (2010), është definuar si tërësi që mund të kodohet në mënyrë digjitale pastaj të transmetohet shpejtë, me saktësi dhe lirë. Pra, është të kuptuarit e produktit ajo që e bën të dallohet produkti tradicional nga produkti në internet dhe jo shërbimi li lidhur me të.

Produkti i pastër tradicionalProdukti i pastër në internet
Figura 1: Produkti si funksion i marketingut (Mustafi et al. 2011)

Produkti në tërësi, si funksion i marketingut, nuk mund të definohet me lehtësi si tradicional ose produkt në internet. Të kuptuarit e produktit në njërën anë dhe natyra e produktit në anën tjetër qartësojnë diapazonin e produkteve që mund të ekzistojnë mes produkteve të pastër tradicional dhe produkteve të pastër në internet (shih figurën 1). Varësisht se në cilën pozitë, tek Figura 1, produkti është, ka ndikim të drejtpërdrejtë në konceptimin e produktit, duke definuar synimet dhe objektivat dhe duke përpiluar strategjitë.

Jo vetëm produktet në internet janë të ndikuara nga ambienti i ri (ambienti në internet – online ambienti), por gjithashtu edhe produktet tradicionale. Ky ndikim në produktin gjithashtu reflektohet edhe në instrumentet e produktit si dhe në funksionet tjera të marketingut në internet dhe atij tradicional dhe në instrumentet e tyre. Për më tepër, produkti tradicional po sillet ndryshe në ambientin tradicional dhe ndryshe në internet. Karakteristikat e të vendosurit të produktit në shitore tradicionale, si dëshmia fizike, koha dhe vendi nuk janë të njëjta si gjatë “vendosjes” së produktit në shitoren në internet. Karakteristikat e produktit nuk janë më në plan të parë dhe janë të zëvendësuara nga informata. Si pasojë kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë ndaj fazave të transaksionit të produktit, strategjive të produktit, çmimit dhe ndaj shumë aspekteve tjera.

Produkti në marketingun e integruar është më i komplikuar  dhe në shumë raste i ndërlidhur edhe në strukturën e marketingut tradicional edhe në strukturën e marketingut në internet. Të pasurit e një produkti i cili i ka edhe karakteristikat e marketingut në internet edhe të atij tradicional, kërkon strategji të reja bazuar në marketing miksin e integruar. Si pasojë, integrimi i të gjitha funksioneve, instrumenteve dhe mjeteve mundësoj arritjen e objektivave dhe synimeve të reja dhe kërkon formulimin e strategjive të reja.

Si përmbledhje, produktet në internet janë të ndryshëm nga produktet tradicionale dhe sillen ndryshe në treg. Për më tepër, vetë produktet tradicionale po sillen ndryshe në tregun në internet. Përfundimisht, i tërë ambienti i marketingut mundëson produkte të integruara të cilët kërkojnë një qasje të marketingut të integruar. Ky dallim i produkteve kërkon strategji të ndryshme për prodhimin e tyre, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve ekzistues  dhe për të kuptuar  nevojat e konsumatorëve potencial.

Referencat
– Kotler, P., & Armstrong, G. (2008). Principles of marketing (12nd ed., p. 599). Pearson/Prentice Hall, University of California.
– LSE. (2010). London South East. Retrieved from http://www.lse.co.uk/FinanceGlossary.asp?searchTerm=&iArticleID=2151&definition=e-product.
– Mustafi, S., Jost, L., Nguien, T. (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing, FHNW

Po këto i keni lexuar?