Një herë gjersa Ebu Jusufi, nxënësi Ebu Hanifes, ishte i sëmur, Ebu Hanifja duke u frikësuar se mos i ndodhte diçka, disa shokëve të tij u kishte thënë i brengosur: Nëse humbim këtë djalosh, vështir se mund ti gjendet shoku për dituri!
Allahu xh.sh bëri që Ebu Jusufi të shërohej shpejt dhe duke e ditur se ç’kishte deklaruar mësuesi i tij për të, filloi të mburrej e të krenohej deri në at masë, saqë filloi të mos merrte pjesë në ligjëratat e mësuesit të vet, por organizoi vetë grupe (studimore) dhe filloi të mbante ligjërata të veçanta në lëmin e së drejtës Islame.
Ebu Hanifja, kur e hetoi se Ebu Jusufi e kishte kaluar kufirin dhe u bë mendjemadh dhe në at mënyrë nuk do të arrinte shumë në shkencë, e dërgoi një njeri që ta pyeste Ebu Jusufin për një zgjidhje juridike (fetare) në lidhje me rrobaqepësin.
Kur ky njeri shkoi tek Ebu Jusufi, u soll siç i kishte thënë Ebu Hanifja.
I parashtroi këtë pyetje: Një klient i rregullt një dit i sjell rrobaqepësit të tij stof të mjaftueshëm për t’i qepur një palë rroba. U morën vesh që t’ia qepte për dy dërhem. Kur erdhi koha për t’i marr rrobat, klienti erdhi, por rrobaqepësi mohoi që ai i kishte sjell stof për rroba! Pastaj rrobaqepësi u pendua thellë që për aq pak para refuzoi klientin e rregullt, dhe vendosi t’ia kthente rrobat, mori hakun për punën e vet dhe i kërkoi falje njerëzisht dhe ia kërkoi hallallin!
Ç’mendoni ju, a ka të drejt rrobaqepësi, sipas Sheriatit, ti marr ata dy dërhem për meritën e vet?
– Imam Ebu Jusufi, pa u hamendur, u përgjigj: Ka te drejt!
– Njeriu i tha: Nuk ia keni qëlluar!
– Atëherë Ebu Jusufi e përmirësoi shpejt: Nuk ka të drejtë.
– Përsëri njeriu i tha: Nuk ia keni qëlluar as kësaj here!
Atëherë imam Ebu Jusufin e mbuluan djerset dhe iu kujtua se një pyetje të tillë mund ta parashtronte vetëm mësuesi i tij Ebu Hanifja!
Menjëherë shkoi tek Ebu Hanifja, për tu bindur për këtë.
– Kur u paraqit në dyert e shtëpisë së Ebu Hanifes, ai iu drejtua me fjalët: Prej nga në këtë kohë, mos të ka ndjekur rastësisht ndonjë rrobaqepës ?!
– Ebu Jusufi iu përgjigj: Ia keni qëlluar, sikur e keni shtyrë atë njeri të më pyeste! Ebu Jusufi iu lut t’ia sqaronte atë pyetje të komplikuar.
– Ebu Hanifja i tha: Çështja është e qartë, por mendjemadhësia jote të ka penguar të mendoje mirë!
Nëse rrobaqepësi ka menduar që rrobat t’i merrte për vete, para se ti qepte, atëherë nuk e ka të drejtën e shpërblimit dhe fitimit, sepse i ka qepur për vete, mirëpo nëse këtë e ka menduar pasi ti ketë qepur rrobat, atëherë klienti është i detyruar ta paguaj
– Në fund imam Ebu Hanifja konstatoi: Kush konsideron se nuk ka nevojë të mësojë më tepër, le ta qaj veten e vet.