Rritja e marketingut në celularë

Autor: Skender Mustafi Makretingu celular mori hov të madh këtë vit, 2011, nën ndikim të madh të suksesit të kompanive të mëdha si Apple me iPhone, iPoad Touch e iPad dhe Google me Android. Për këtë analizë do të marrim parasysh dhe të dhënat e sjella nga eksperti i marketingut Michael Fleischner (2011) nga “The Marketing Blog” dhe Pavel Webb (2011) nga “TextMagic” të cilët bënë një analizë mbi rrjedhat e përdorimit të mesazheve në celularë dhe marketingut celular gjatë vitit që po mbarojmë.

lexo më tepër

Google dhe Apple Cloud Computing

Autor: Skender Mustafi Ndërtimi i bazave për ruajtjen e të gjitha llojeve të të dhënave në Internet është një hap i zakonshëm për kompanitë e mëdha botërore si Microsoft, Google, IBM, Apple e të tjera. Kompjuterizimi në re(në gjuhën origjinale (anglisht) Cloud Computing) është hapi në të cilin e gjithë bota informatike dhe ajo e biznesit po tenton të kalojë. Përkundër të metave dhe dobësive që ky lloj kompjuterizimi po shfaq, të mirat dhe përparësitë janë shumë më të mëdha kështu që tërheqja e konsumatorëve në këtë drejtim është shumë…

lexo më tepër

Çka është SAP?

Autor: Skender Mustafi Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.

lexo më tepër

Ndikimi i Internetit në ndryshimet në treg

Autor: Skender Mustafi Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura…

lexo më tepër

Integrimi i Facebook shërbimeve në faqen tuaj

Autor: Skender Mustafi Facebook është një platformë për shërbime shoqërore që njëkohësisht njihet edhe si rrjet shoqërorë. Shërbimet që platforma ofron tek faqja e vetë, njëkohësisht lejon që të mund të shfrytëzohen edhe tek faqet tjera, kështu duke bërë një ndërlidhje të fortë mes profilit tuaj dhe rrjetit shoqërorë që ju keni me faqen tuaj personale ose të biznesit. Më poshtë kemi mbledhur disa forma të gatshme që ofron Facebook e që me pak ndryshime ose pa ndryshime mund të implementohen në një faqe personale, Njëkohësisht kemi sjell dhe disa…

lexo më tepër

Të kuptuarit e depërtimit në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Të kuptuarit e depërtimit në biznesin në internet ose të kuptuarit e biznesit elektronik është një gjendje e re për shumë biznese në gjithë botën në përgjithësi, e posaçërisht të vendeve në zhvillim. Modelet më të rëndësishme të bizneseve në ditët e sodit janë ato me tregje të përziera, me pjesë të tregut tradicional si dhe me pjesë të tregut në Internet. Të gjitha kompanitë e suksesshme qoftë që veprojnë në tregjet tradicionale, qoftë në ato virtuale kanë synim të zhvillojnë modele të cilat i lëvizin drejt tregut të…

lexo më tepër