Integrimi i Facebook shërbimeve në faqen tuaj

0

Autor: Skender Mustafi

Facebook është një platformë për shërbime shoqërore që njëkohësisht njihet edhe si rrjet shoqërorë. Shërbimet që platforma ofron tek faqja e vetë, njëkohësisht lejon që të mund të shfrytëzohen edhe tek faqet tjera, kështu duke bërë një ndërlidhje të fortë mes profilit tuaj dhe rrjetit shoqërorë që ju keni me faqen tuaj personale ose të biznesit. Më poshtë kemi mbledhur disa forma të gatshme që ofron Facebook e që me pak ndryshime ose pa ndryshime mund të implementohen në një faqe personale, Njëkohësisht kemi sjell dhe disa shtesa të programuara të cilat ndërlidhin shërbimet që ofron Facebook në mënyrë më profesionale me faqen tuaj personale ose të biznesit.

Kutia e pëlqimeve mundëson që vizitorët e faqes të mund të e pëlqejnë dhe të e përcjellin faqen tuaj në Facebook përmes faqes suaj personale dhe gjithashtu mund të përcjellin edhe numrin e përgjithshëm të atyre të cilëve pëlqejnë faqen tuaj. I vetmi veprim që vizitorët duhet bërë është të shtypin pullë “Like”, dhe kuptohet se duhet pasur paraprakisht konto tek Facebook. Shkëputja në të djathtë është një shembull se si do të dukej një kuti e tillë në faqen tuaj.

Pulla e dërgimit u mundëson që duke përdorur aplikacionin e ofruar nga Facebook të mund të u dërgojnë shokëve të tyre artikullin e caktuar. Në këtë mënyrë thjeshtësohet mënyra dhe koha e veprimit pasi që vizitori nuk ka nevojë të hap postën elektronike, të kopjoj linkun e artikullit dhe t’ia dërgoj mikut. Ky aplikacion detekton linkun dhe e fut në kutinë e porosisë që do ta dërgoni dhe veprimi përmbyllet.

Kutia e komenteve është shërbim që mundëson Facebook përmes bazës së vetë të të dhënave. Këtë shtesë mund të e vendosni në faqen tuaj dhe të e shfrytëzoni për postimin e komenteve nga ana e përdoruesve me llogari tek Facebook. Ky sistem mund të kombinohet me sistem tjetër komentesh, kështu që ju mund të përdorni disa sisteme në një formë komentimin në faqen tuaj. Komentet e postuara në faqe mund të shpërndahen automatikisht edhe tek Facebook.

Shtesa e rekomandimeve u ofron vizitorëve të faqes suaj rekomandime pavarësisht nëse ata janë të regjistruar tek faqja juaj ose jo. Shtesa përfshin ndërveprimin mes shërbimeve si komentet, pëlqimet, shpërndarjet etj.

Shtesa e regjistrimit mundëson që vizitorët të regjistrohen tek faqja juaj përmes llogaris së tyre në Facebook. Pra, ata nuk kanë nevojë të mbushin formularë për regjistrim, por në mënyrë të drejtpërdrejtë të regjistrohen përmes Facebook. Përdoruesit të cilët nuk kanë llogari në Facebook mund të regjistrohen tek faqja juaj përmes së njëjtës formë.

API

Facebook ofron API shërbim i cili është i njohur si “Facebok Social Graph API”. “Facebok Social Graph API” mundëson qasje dhe ndryshim i të dhënave në Facebook përmes protokollit REST. Më poshtë janë paraqitur mjetet të cilat janë të programuara për PHP dhe ASP.NET të cilat mund të i shkarkoni dhe të i përdorni për faqen tuaj, kuptohet me përshtatje të nevojshme:

Facebook Kyçje – është një nga format të cilat më së shumti përdoret nga Facebook API.  API për kyçje lejon përdoruesit të kyçen tek faqja juaj pa nevojë për të krijuar llogari. Mund tu lejoni vizitorëve t’i qasen faqes suaj duke përdorur llogarinë në Facebook, duke pasur mundësi të mblidhni të dhënat e tyre për regjistrim dhe duke fituar të drejtat tjera si për shembull të drejtën për postim tek muri i tyre në Facebook, tu dërgoni porosi të shpërndani foto e video. Mjeti: PHP, ASP.NET

Facebook Ftesa e Shokëve – lejon vizitorët që të ftojnë shokët e tyre nga Facebook që të vizitojnë faqen tuaj. Mjet shumë i mirë që të tërhiqen më shumë vizitorë tek faqja juaj. MjetiPHP, ASP.NET

Facebook Pullë për Faqe Favorite – lejon vizitorët që të e bëjnë faqen tuaj faqe të dashur tek llogaria e tyre në Facebook. Kështu rritë mundësinë që vizitorët të vizitojnë faqen përsëri. MjetiPHP, ASP.NET

Facebook Rrjedha e Postimeve – mundëson që vizitorët të mund lehtë të mund të postojnë artikuj tek profili i tyre, tek profili i mikut ose edhe tek faqja juaj dhe njëkohësisht tek muri në Facebook. Mjeti PHP, ASP.NET

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNënës time
Artikulli tjetër10 fakte mbi Google+
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *