Nina-nin, t’përkund nana T’përkundi n’djep t’arit Se kshu i ngjitet emni djalit Nina-nina t’qes ke dera Po kam frigë se po t’vret era Nina-nina t’qes ke mani Po kam frigë se t’merr murrani
lexo më tepërKategori: Ninulla
Nina nina, vajzë e nanës
Nina nina, vajzë e nanës Mori cucë për bukuri U bafsh si lule për hijeshi Fle si qingj e çohu si rrunxë Qingja e nanës nina ni Vajzë u rritsh e u fejofsh! U martosh e u lulzosh Dalsh ti bij me hijeshi E u përmendsh-o për urti
lexo më tepërNina nina, o more bir
Nina nina, o more bir Flej se gjumi të ban mirë Të ban mirë e të rahaton Shtatin, bir, ta pushon Gjumi gjumi rehatshumi Vjen me të marrë porsi pëllumbi Nin–e-nin sheqer në letër M’u bafsh, bir, plak i vjetër! ç’po i këndon-o djali gjumit Si vida që i këndon pëllumbit ç’po i këndon-o djali djepit
lexo më tepërNina-nana, t’përkun nana
Nina-nana, t’përkun nana, T’u mushtë qafa me gjerdana! Nina-nana, molla bek-e, As po ke kuj m’i gjet-e? N’daç sat am-e, n’daç tit et-e, A n’daç nans për miradi-e, A n’daç babs për bukuri-e, O për bes’o për dhanti-e. Po vjen gjumi tuj përvet-e: Nina-nin, nin-nin-o, “Kush e ka djalin me fjet-e?” Tuk e ka nana e vet-e. Nina-nana, nin-nin-o Pëllumi i nanës-o! Ninull nga Shëngjini , Lezhë, 1963
lexo më tepërNina-nin të zantë gjumi
Nina-nin, të zantë gjumi, nina-nin, të zantë në djep të ka nana zog me fletë. Sillet gjumi rreth e qark, të vijë, djalë, përmbi kasnak; të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë, kam me t’dhanë librat në dorë. Djepi jot është mbush’ me bar, ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar. Nina-nin, të marrtë gjumi,
lexo më tepërNina-nin, po t’përkund nana
Nina-nin, po t’përkund nana Nina-nin, djepin me dushk T’martoftë nana me’ i qind krushq Nina-nin, djepin me sanë Ti u rritsh me babë e nanë Nina-nin, djepin me ferra Ti u rritsh me treqind shtjerra Nina-nin, nana ty Ti u rritsh-o për Shqipni! Autor:Ninulle popullore nga Tropoja
lexo më tepër