lulëzeza

sillesh vërdallë
nuk kap dot gjë
petalet m’i ke të këputura
e ujit veten me ujë zie
nuk ke erë këtë e nuhas dhe unë
ditët e bardha m’i bëre hije
po
netët me yje
si munde t’i derdhësh në lumë

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?