Autor: Skender Mustafi
Kompanitë kanë nevojë të integrojnë dy aspekte të rëndësishme të sistemeve të medieve shoqërore në mënyrë që të gjenerojnë përfitime nga tregtimi shoqërorë. Këto dy aspekte janë: integrimi i karakteristikave të medieve shoqërore në shitoren e faqes së internetit të kompanisë; dhe pjesëmarrja aktive në rrjetet e medieve shoqërore dhe zhvillimi i aplikacioneve për personalizim përbrenda këtyre rrjeteve.
Përfitimet kryesore të cilat kompania mund t’i arrijë përmes implementimit të këtyre aspekteve janë:
Lojalitet konsumatorësh
Lojaliteti i konsumatorëve mund të arrihet me transparence të kompanisë, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë për të shkruar/lexuar komente për produktet, duke u mundësuar vlerësimin e produkteve dhe informacioneve të shpërndara nga kompania; duke dhënë sqarime për komente të caktuara dhe duke ndihmuar konsumatorët pas reagimeve ndaj produkteve ose komenteve të caktuara.
Rritje të të hyrave
Duke pasur mundësinë për të shpërndarë informacione: konsumatorët shpërndajnë idetë e tyre, shkruajnë ndodhi, vlerësojnë produktet, shkruajnë rekomandime të cilat shndërrojnë konsumatorët në avokatë marke. Kjo transparencë shton shitjet e furnizuesve.
Përmirësim të produktit Krijim marke Zvogëlim të shkallës së kthimeve
Të gjitha komentet e shkruara, shkrimet dhe shënimet e tjera të konsumatorëve i japin kompanisë informacionet e nevojshme për të përmirësuar produktin ekzistues ose për të zhvilluar produkt të ri. Këto përmirësime në njërën anë dhe vlerësimet e konsumatorëve tjerë në anën tjetër ndikojnë në konsumatorin në marrjen e vendimeve, gjë që ka ndikim direkt në zvogëlimin e shkallës së kthimit të produkteve.
Personalizim të përvojës së blerjes
Përmes sugjerimeve, reagimeve pozitive dhe negative ndaj produkteve në njërën anë ata tregojnë interes rreth produkteve dhe në anën tjetër shprehin nevojën e tyre e cila duhet plotësuar. Kjo i lehtëson furnizuesit që “të njohë personalisht” konsumatorin.
Arritje të audiencës së re
Konsumatorët shpërndajnë informata rreth produkteve interesante jo vetëm tek njerëzit që njohin por edhe në rrjetet e hapura shoqërore. Ata gjithashtu ndërlidhin markat e produkteve në faqet e tyre personale që është gjithashtu në interes të furnizuesve.
Përcjellje falas të përdoruesve
Furnizuesit mund të përdorin mjete të ndryshme të cilat mbledhin të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekte nga konsumatorët. Këto të dhëna përshkruajnë sjelljet, interesat dhe nevojat e konsumatorëve. Duke i ditur këto faktorë furnizuesi është në gjendje të identifikojë konsumatorët dhe të tentojë të plotësojë nevojat e tyre personale ose grupore.
Rritje të ndikimit të faqes së internetit
Numri i madh i përdoruesve, komentet, vlerësimet dhe lidhjet e faqeve (lidhjeve) në rrjetin shoqërorë në faqen e kompanisë ndikojnë në njërën anë në rritjen e trafikut të faqes dhe në anën tjetër në rritjen e përmbajtjeve në motorët e kërkimit. Ky veprim ka ndikim direkt në përmirësimin e promocionit në internet.