shënime të vonuara

me hënën rri më kujtohen yjet
me ndjenjat vritem më ngjall buzëqeshja

buzët lëvizin për të thënë një fjalë
një puthje tretet ngjyrave të kohës pa mua

me fatin bëj zënkë s’e mundi dot
në luftë të kotë për sytë me lot
të mbushur plot hije
nga buzët që përtypin fjalën e pa thënë
ato vite e këto vite

etja më len para pasqyrës vetëm
ajo më ruan por nuk më flet
dhe me pasqyra rrethuar i përgjumur s’flas
vullkani i shpirtit rrëfen

hëna buzëqesh
në enigmë është edhe vetë

dhe unë

humba nga koha
ajo u shndërrua në dritë më të madhe
në syrin tim u shua

tani
i bën shoqëri dielli i bekuar

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?