Përgatiti: Skender Mustafi
Shpeshherë dëshirojmë që disa nga kutizat (widgets) të mund të i shfaqim në faqen kryesore, kurse disa të tjera të mund të i shfaqim nëpër artikuj të veçantë ose kategori të veçanta. Madje disa nga kutizat dëshirojmë t’i fshehim edhe nga lexuesit e rastit duke i bërë të dukshme vetëm për ata të cilët janë të regjistruar. Për këtë nuk është nevojë tani ekziston një shtesë e emëruar Widget Logic e cila mundëson realizimin e funksioneve të sipër përmendura. Më poshtë do të sqaroj mundësitë të cilat mund të i shfrytëzoni gjatë aplikimit të kësaj shtese në kombinim me shtesat tjera.
- Shkarkoni, instaloni, aktivizoni shtesën.
- Pasi të keni aktivizuar shtesën kaloni tek pjesa e kutizave (në anglisht “Appearance“) ku keni radhitur kutizat sipas dëshirës suaj tek shiritat që keni në dizajnin e faqes suaj.
- Nëse e hapni secilën kutizë (siç e shihni foton) do të shihni se në fund tani keni një fushë shtesë “Widget logic” e cila është e zbrazët.
- Tek fusha e më poshtme fusni njërin nga kodet e më poshtëm për të realizuar funksionin të cilin ju dëshironi:
- is_single() – shfaqja e kutizës tek të gjitha artikujt; vetëm tek artikujt
- is_single(12) – shfaqja e kutizës vetëm tek artikulli me ID 12 (gjatë shkuarjes ose redaktimit të artikullit tek URL mund të shihni ID që është specifike për çdo artikull.
- is_single(12,14,17) – shfaqja e kutizës tek një numër i caktuar i artikujve.
- is_single(‘Ndihmë’) – shfaqja e kutizës tek artikulli me titullin “Ndihmë”, kjo mundëson ndërlidhjen e artikujve të cilët kanë pjesë të njëjta në titull me përmbajtjen e shtesës.
- is_home() – shfaqja e kutizës vetëm tek faqja kryesore.
- !is_home() – shfaqja e kutizës kudo përveç tek faqja kryesore.
- is_page() – shfaqja e kutizës vetëm tek faqet
- is_page(1,2,3) – shfaqja e kutizës vetëm tek faqet me ID të caktuar sipas dëshirës.
- is_page(kontakt) – shfaqja e kutizës vetëm tek faqja me titull të caktuar si në këtë rast “kontakt”.
- strpos($_SERVER[‘HTTP_REFERER’], “google.com”)!=false – kutiza shfaqet për vizitorët të cilët hyn në faqe përmes kërkimeve në Google. Google.com tek kodi mund të zëvendësohet përmes një faqeje tjetër si psh facebook.com ose twitter.com, kështu që vizitorëve që vijnë nga faqe të ndryshme u shfaqet porosi e ndryshme.
- is_category(array(5,9,10,11)) – shfaqja e kutizës vetëm tek kategoritë e caktuara sipas dëshirës
- is_user_logged_in() – shfaqja e kategorisë vetëm për përdoruesit e regjistruar
- is_user_logged_in(7,52,34) – shfaqja e kutizës vetëm për përdoruesit me ID të caktuar, kjo mundëson organizimin e kutizave për administrim për grupe të ndryshme të përdoruesve të regjistruar.
- Gjithashtu tek fusha e caktuar mund të shfrytëzohen edhe kodet kushtëzuese të cilat janë bazë tek WordPress të cilat mund të i gjeni këtu: Conditional Tags.