John F. Kenedy ishte presidenti I 35të I SHBA-ve. Lindi më 29 Maj, 1917 dhe u vra përmes një atentati më 22 Nëntor të vitit 1963
- Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja e së vërtetës.
- Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.
- Fëmija i keq edukuar është fëmijë I humbur.
- Njeri mund të vdes, kombet mund të ngrihen dhe bie, por ideja vazhdon të jetojë.
- Kombi i cili frikohet të i lë njerëzit e vetë të shpalosin të vërtetën dhe të pa vërtetën në një treg të hapur është komb që frikohet nga njerëzit e vetë.
- Të gjithë njerëzit e lire kudo që jetojnë, janë banorë të Berlinit. Kështu, si njeri i lire, kam krenarinë të them “Ich bin ein Berliner!” (Jam një berlinas).
- Amerika ka flakur kapakun e vetë mbi murin e hapësirës.
- Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe ata të cilët shikojnë vetëm të kaluarën dhe të tashmen kanë gjasa të e humbasin të ardhmen.
- Mos u lut për jetë të lehtë. Lutu të jesh njeri i fortë.
- A nuk e kuptoni përgjegjësinë që mbaj? Unë jam personi i vetëm i cili qëndron mes Riçard Niksonit (Richard Nixon) dhe Shtëpisë së Bardhë.
- Politika vendore vetëm mund të na mund; politika e jashtme mund të ma mbysë.
- Përpjekjet dhe guximi nuk mjaftojnë pa shkak dhe drejtim.
- Ua fal armiqve, megjithatë asnjëherë mos ua harro emrat.
- Jam idealist pa iluzione.
- Nëse shoqëria e lirë nuk mund të u ndihmojë të varfërve që janë shumë , nuk mund t’i shpëtojë të pasurit që janë pak.
- Nëse ndonjëri është mjaft i çmendur të dëshirojë të e vrasë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, mund të e bëjë. E gjithë për çka duhet të përgatitet është të e japë jetën e tij për atë të presidentit.
- Izraeli nuk është krijuar që të zhduket – Izraeli do të durojë dhe do të lulëzojë…
- Është fakt, për fat të keq, se ne mund të e sigurojmë paqen vetëm duke u përgatitur për luftë.
- Udhëheqja dhe mësimi janë të domosdoshme për njëra tjetrën.
- Le të mos bëjmë marrëveshje nga frika. Por, le të mos kemi frikë të bëjmë marrëveshje.
- Njeriu akoma është kompjuteri më i jashtëzakonshëm nga të gjitha.
- Njerëzimi duhet t’i jep fund luftës, përderisa lufta si ka dhënë fund njerëzimit.
- E gjitha çka nënat duan është që bijtë e tyre të rriten dhe të bëhen presidentë, por nuk duan të bëhen politikanë në proces.
- Babai gjithnjë më patë thënë se biznesmenët janë bijë kurvash, por nuk e kam besuar deri më tani.
- Miq të mi amerikanë, mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj.
- Paqja është proces, ditor, javor, mujor, që gradualisht ndryshon mundësitë, ngadalë gërryen barrierat e vjetra, shpejtë ndërton strukturat e reja.
- Politika është sikur futbolli; nëse sheh dritë, kalo përmes vrimës.
- Sigurisht që është punë e madhe, por nuk e njoh asnjë i cili mund të e bëjë më mirë se unë.
- Rruga më e mirë e përparimit është rruga e lirisë.
- Injoranca e një votuesi në demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve.
- Rroga është e mirë dhe mund të ecë për në punë.
- Koha e riparimit të kulmit është kur shkëlqen dielli.
- Shtetet e Bashkuara duhet të lëvizin shumë shpejtë për të qëndruar në vend.
- Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë të krijuara që të ndodhin.
- Ata të cilat nuk kanë frikë të dështojnë tmerrshëm mund të arrijnë shumë.
- Fitorja ka mijëra baballarë, por humbja ka një jetim.
- Ne duhet shfrytëzuar kohën si mjet, jo shtrat.
- Ne do të dëshirojmë të jetojmë siç kemi jetuar më parë, por historia nuk do ta lejojë këtë.
- Ne filluam lundrimin në këtë det të ri sepse në të ka dituri për tu fituar.
- Ne nuk duhet harruar se arti nuk është formë e propagandës; është formë e së vërtetës.
- Na duhen njerëz njerëz të cilët mund të ëndërrojnë gjërat që asnjëherë nuk kanë ekzistuar.
- Ne duhet gjetur kohë që të ndalojmë dhe t’i falënderojmë njerëzit të cilët ndryshojnë jetën tonë.
- Atyre që u jepet shumë, nga ata shumë kërkohet.
- Një person mund të bëj ndryshim, dhe të gjithë duhet provuar.
- Një lajthitje nuk bëhet gabim në një kohë që nuk refuzon të e përmirësosh.
- Batica në rritje ngrit të gjitha anijet.
- Udhëtimi njëmijë milje fillon me një hap.
- Krizat e mëdha prodhojnë njerëz të mëdhenj dhe punë me kurajë.
- Të gjithë ne nuk kemi talent të njëjtë, por të gjithë ne duhet të kemi shans të njëjtë të zhvillojmë talentin tone.
- Ky vend nuk mund të lejojë të jetë materialisht i pasur dhe shpirtërisht i varfër.