Vendosja e kutizave – widgets – sipas dëshirës në WordPress

Përgatiti: Skender Mustafi

Kutizat ose në anglisht të njohura si “widgets” janë pjesë e rëndësishme e pamjeve të faqeve të punuara në WordPress. Zakonisht ne marrim (siç ka marr dhe fjalaime.ch) dizajno të gatshme për faqet tona (pasi jemi dembelë të punojmë diç) megjithatë ajo që marrim nuk plotëson dëshirat tona dhe duam të ndërrojmë nga dizajni për të plotësuar atë mungesë. Nga pjesët më të rëndësishme dhe më shpesh të dëshiruara ndryshe janë kutizat sepse në to hedhim të gjitha shtesat të cilat i instalojmë dhe na mundësojnë realizimin e veprimeve të ndryshme si shfaqjen e komenteve të fundit, postimeve të fundit, postimet nga ndonjë kategori e dëshiruar, e të tjera.

Përpilimi i një kutize sipas dëshirës tek dizajni juaj duhet të kaloni 3 hapa të rëndësishëm:

  1. Regjistrimi i kutizës tek funksionet e dizajnit (në gjuhën origjinale të njohura si theme)
  2. Vendosja e kutizës tek vendi i dëshiruar i pamjes së përzgjedhur
  3. Dekorimi i kutizës

1. Regjistrimi i kutizës tek funksionet e dizajnit
Kaloni tek pamja juaj, dosja e së cilës gjendet tek dosja kryesore

/html/FaqjaJuaj/wp-content/themes/emri i dizajni (theme-s)

dhe hapeni skedën e funksioneve functions.php. Në këtë skedë gjeni kodin më poshtë:

if ( function_exists('register_sidebar') )

Pasi që të keni gjetur këtë pjesë të kodit mund të shihni nën të njërën nga dy mundësitë më poshtë:

register_sidebar(array(  ose   register_sidebars(2,array(

Numri 2 tek kodi i dytë qëndron meqë përcakton numrin e rreshtave tek kutiza, pra nëse dëshironi që tek kutiza që po fusni të keni 3 reshte që të mund të vendosni funksione në to atëherë numrin 2 (ose nëse tek pamja juaj keni pjesën e parë, atëherë e zëvendësoni me numrin e caktuar psh si më poshtë:

register_sidebars(4,array(

Ose thjeshtë mund të shfrytëzoni kodin ekzistues për të realizuar ndryshimet shembull nëse pjesa e meposhtme tanime ekziston mund te e formoni pjesen e gjelbër nga ajo dhe kodi për kutizat anësore do të dukej:

if ( function_exists('register_sidebar') ) {

register_sidebar(array('name'=>'Shiriti anësorë',
'before_widget' => '<li id="%1$s" class="dekorimi i kutizës">',
'after_widget' => '</li>',
'before_title' => '<h6 class="dekorimi i titullit">',
'after_title' => '</h6>',
));

register_sidebar(array(
'name'=>'Pjesa e parë në kokë',
'id' => 'koka-1',
'description' => __( 'Kutiza e paë në kokë' ),
'before_widget' => '<li id="%1$s" class="dekorimi i kutizës">',
'after_widget' => '</li>',
'before_title' => '<h6 class="dekorimit i titullit">',
'after_title' => '</h6>',
));

}

Kodin e gjelbër mund të e kopjoni sa herë që dëshironi pasi që kjo pjesë u mundëson formimin e një kutize më pas në pjesën e caktuar të dizajnit. E vetmja gjë që duhet ndryshuar tek kopjet e reja të kodit është  name dhe description (emri i kutizës që të mund të e identifikoni), id (që të mund të e thërrisni kutizën tek dizajni), si dhe class që nënkupton zbukurimin ose rregullimin e pamjes së kutizës e cila lidhet me style.css.

2. Vendosja e kutizës tek vendi i dëshiruar i pamjes së përzgjedhur
Pasi që të keni regjistruar kutizën tek funksionet, kaloni tek pjesa e cila dëshironi të të shtoni (shembull tek footer.php, ose sidebar.php ose featured.php) kutizën dhe shkruani kodin e më poshtëm:

<div id="shiriti-anesor">
<div id="shiriti-anesor1">
<?php if ( !function_exists('dynamic_sidebar') || !dynamic_sidebar(2) ) : ?>
<?php endif; ?>
</div>

<div id="shiriti-anesor2">
<?php if ( !function_exists('dynamic_sidebar') || !dynamic_sidebar(3) ) : ?>
<?php endif; ?>
</div>

<div id="shiriti-anesor3">
<?php if ( !function_exists('dynamic_sidebar') || !dynamic_sidebar(4) ) : ?>
<?php endif; ?>
</div>

</div>
<div style="clear-both"></div>

Për shembullin që shkrova më sipër shfrytëzoni kodin si vijon:

<div id="kutiza">
<?php if ( is_active_sidebar( 'koka-1' ) ) : ?>
<div id="first" class="kutiza">
<ul class="stili i listës">
<?php dynamic_sidebar( 'koka-1' ); ?>
</ul>
</div>
<?php endif; ?>
</div>

Kuptohet tek kjo pjesë unë kam lënë anash ndërlidhjen e vërtetë me stilin e rregullimit/zbukurimit (css kodin) në mënyrë që ju të mund të punoni me kodin tuaj ekzistues dhe të e rregulloni varësisht nga dizajni i faqes suaj.
3. Dekorimi i kutizës
Dhe më në fund kaloni tek stili i zbukurimit, kjo skedë zakonisht e emëruzar style.css, gjendet tek dosja kryesore (/html/FaqjaJuaj/wp-content/themes/emri i dizajni (theme-s)):

#shiriti-anesor{ display:block; height: 310px; }
#shiriti-anesor1 { float: left; width: 320px; margin-left:4px; margin-right:4px; }
#shiriti-anesor2 { float: left; width: 320px; margin-right:4px; }
#shiriti-anesor3 { float: left; width: 320px; }

Kodi i mësipërm shkruhet edhe më ndryshe varësisht nga stili i koduesit dhe programi për kodim, megjithatë unë e kam qejf kështu sepse më duket se e kam kodin e tërë në sy. Sidoqoftë kjo nuk ndikon në rezultatet që kodi sjell pavarësisht se si është shkruar përderisa ka të njëjtat simbole.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?