Përgatiti: Skender Mustafi
Natyrisht se ju mund të fotografoni ekranin përmes pullës “Prt Sc” në tastierën tuaj dhe më pas të e hidhni fotografinë në ndonjë softuer tjetër si në paletën e MS Office dhe softuerëve tjerë të gjashëm për zyrë ashtu edhe në softuerët e ndryshëm për përpunimin e fotografive. Megjithatë kjo është bezdisëse meqë ju duhet hapur një softuer për të hedhur foton e bërë me pullën e tastierës, të përpunoni atë (nëse doni) pastaj të e ruani në kompjuter.
Softuerët që bëjnë fotografimin e ekranit, ruajtjen e fotos e bëjnë automatikisht, madje ata kanë dhe funksione shtesë interesante në këtë këndë veprim.
Ja më poshtë dhjetë nga këta softuerë që funksionojnë edhe me sistemin operativ Windows 7 dhe Windows 8.
- ScreenPresso
- Live Capture
- Screenshot Captor
- Shotty
- Snappy
- PicPick
- YouCam (vetëm për Windows 8)
- ScreenHunter
- LightShot
- Gadwin Printscreen
Nëse ju njihni softuerë tjerë i shtoni në komente!
Suksese!