Transmetohet se një njeri, në një natë, u nis për te Ebu Hanife dhe pasi iu drejtua, i tha: “O Imam, ka kohë që kam groposur thesarin diku, por që assesi të më bie ndërmend vendi se ku! A do të më ndihmoje në zgjidhjen e këtij problemi?” Ebu Hanife ia ktheu: “Kjo s’është punë e fekihut (juristit) që t’ua zgjidh problemin në këtë rast. Mirëpo, pasi u mendua një çik, tha: “Shko në shtëpi dhe fillo të falesh, por pa ndërprerje, deri në mëngjes, dhe kështu, me siguri, do…
lexo më tepërMuaj: Gusht 2010
për të kujtuar fundin
në mesnatë duke ndenjur vetëm qaj në vetminë grandioze qeshi vetëm ironizuar mbështjellë me pëlhurën e zezë dhe sikur gjithmonë mendoj zhdëpirë i përgjumur në ankthin e ëndrrës në ëndërr për ngjyrën e kuqe të mollës © Skender Mustafi
lexo më tepërelegji rilindjeje
po e mbjell këtë farë jete në dheun e shpirtit të vjetër me lot po e ujis këtë ëndërr të re shihni sytë më mbyllen sikur elektrik makine që mbeti me kotecin e heshtjes në gërmadhë turpi po shihni prapë se ç’mbin o ,njerëz nga shpirti një mall o gjaku im e nga dheu një asht e një shpirt i ri dhe prapë lind në të pa gdhirë një zë i qetë e më le gojëhapur gojëmbushur me gjak më le shërbëtor abetares t’i gjej zot sot nesër në mot,…
lexo më tepërXhafer Sadiku dhe sprova
Stërnipi i Profetit Muhammed s.a.v.s. Xhafer Sadiku r.a., emri i vërtetë i të cilit ka qenë Muhammed ibn Ali ibn Husejn r.a., e kishin quajtur “Bakir” – që do të thotë “I pastër” (qelibar). E thërrisnin dhe “Bakir el-Ulum” që do të thotë “Njeri që di dituritë e pastra.” Një i krishterë, e ndryshonte me dashakeqje fjalën “Bakir” në “bekare” – me kuptimin “lopë” dhe e thërriste Xhafer Sadikun r.a. “Ente bekare” – “Ti je lopë.” Xhafer Sadiku r.a., pa u mërzitur dhe pa dhënë asnjë shenjë inati, iu përgjigj…
lexo më tepërDhëndri trim
Djaloshi po flinte qetë e pa brenga, kishte lënë shpatën me një anë pa fije frike. Aty kaluan vëllezërit, familje trimash, dhe kur panë atë duke fjetur vendosën të e tallin, por kur u ofruan afër vunë re gravurën në shpatë: “Shtatë shpirtra me një të rënë.”. Sa u shqetësuan aq edhe u gëzuan, kishin një motër dhe u duhej një trim në krah të tyre. Pasi e zgjuan dhe ai dëshmoi me gojë të vetë se vërtetë kishte marr shtatë shpirtra me një të rënë ata vendosën të i…
lexo më tepërMartesa me dije
Nxënësi i imam Samarkandiut, Ebubekir el-Kasani, i cili i kishte tërhequr vëmendjen shpesh me zellin dhe devotshmërinë e tij, një ditë kërkoi dorën e Fatimes, vazjës së hoxhës. Përgjigjja e hoxhës ndaj kërkesës së nxënësit të tij të tërheq vëmendjen: “Duhet të jesh i përafërt në dije me vajzën time, nëse ke menduar të kërkosh dorën e saj dhe këtë unë nuk mund ta di…” Kjo i erdhi rënd Kasanit, i cili, pa u vonuar, pyeti: “Zotëri, çfarë dëshironi të bëj për t’ju treguar nëse jam apo jo i denjë…
lexo më tepër