le të shkruhet zemra me gjak kemi parë si është humbur jeta pastaj të dëgjohet ritmi me forcë sepse ne ata të parët jemi bërë kope yjesh për fat dëgjohen gjëmimet dëgjohen yjet kemi lënë rrugët kahe tjera nuk ka pas hijeve nën hije jemi futur që sot © Skender Mustafi
lexo më tepërDitë: 24 Janar 2011
ylli i veriut të ngrirë
atë natë duke menduar jashtë kompetencave të të menduarit rrëshqiti mbi akullin e nuhatjes sime dredharake rrëmbyer nga frika më përqafoi fort ëndjen e akullt të iluzionit mbërthyer nga mllefi jashtë jorganit të frikës shoqëruar nga drita afër mijëra vjet drite mendova vetëm për ty hëna ime e fundosur me fundin e ëndrrës në agun e avullt nën diellin e të ndriturve që fundosesh edhe më tej në mëngjese të imagjinuara atë natë mendimesh isha zhveshur edhe nga rrobat e ngjyrosura me ngjyrë trëndafili me ngjyrë pritjeje m’i ngjyrosi koha…
lexo më tepër