Marketingu

Autor: Skender Mustafi Historiku Konceptet e marketingut u paraqitën në vitet 1900 në kohën kur Robert Bartels në librin e tij (Bartels, 1976) identifikoi principet bazë të aktiviteteve ekonomike. Që nga ajo kohë marketingu ka kaluar shumë faza. Shkenca dhe teknologjia kanë ndikuar në konceptet, definimin dhe aktivitetet e marketingut duke e bërë marketingun më dinamik dhe më efektiv. Numri i madh i definicioneve të marketingut vë në pah se marketingu nuk është vetëm përmbledhje aktivitetesh dhe metodologjish. Definimi Meqë marketingu është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke u paraqitur në…

lexo më tepër

kalimtari i rastit

sonte i lodhur jam i lodhur jam kunguj e dhelpra në emër të njeriut flasin lodrat luajnë njerëzit s’shohin as s’dëgjojnë zërin e një shpirti që fundoset si t’i ndihmoj i lidhur jam me zinxhir ardhmërie nata po mbaron yjet më lënë nuk është larg heshtja nuk është larg vdekja s’dua të iki këtë herë jam lidhur vet për fundin e derdhur në një fillim të ri i lidhur jam në lojë me robërit e jetës © Skender Mustafi

lexo më tepër

hell në ndërkohë

lumbardhat duke shëtitur dëfrehen mbi kaltërsinë e syve tu origan me sytë e mi të pleksur bashkë me shpirtin e vrenjtur ndaj jetës së llastuar llastore në mua vaji i parë puthitet me tymin e zi të duhanit ar-mik dashuria mbetet memorandum në vete në mes të taketukes përplot shpuzë në ndërkohë lumenjtë rrjedhin në përkushtim të heshtjes shpirtërore © Skender Mustafi

lexo më tepër