ylli i veriut të ngrirë

atë natë duke menduar jashtë kompetencave të të menduarit rrëshqiti mbi akullin e nuhatjes sime dredharake rrëmbyer nga frika më përqafoi fort ëndjen e akullt të iluzionit mbërthyer nga mllefi jashtë jorganit të frikës shoqëruar nga drita afër mijëra vjet drite mendova vetëm për ty hëna ime e fundosur me fundin e ëndrrës në agun e avullt nën diellin e të ndriturve që fundosesh edhe më tej në mëngjese të imagjinuara atë natë mendimesh isha zhveshur edhe nga rrobat e ngjyrosura me ngjyrë trëndafili me ngjyrë pritjeje m’i ngjyrosi koha…

lexo më tepër

Reagim ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Reagimi është bërë në formë komenti ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit publikuar tek Koha.net.mk Është shumë e logjikshme ardhja e një gjendje të këtillë në rajonin tonë, ku populli identifikohet si i ndryshëm. Madje thellimi kalon edhe në karta edhe më të gjëra kur koka të popullit haptazi “rrahin faqet” po për këtë çështje (Kadare – Qosja). Pra, thënë troç, çështja e çrrënjosjes së kulturës islame nga populli shqiptar i këtij rajoni nuk është problem i ditës së sodit. Është një brengë historike, por problemi është se…

lexo më tepër

Marketingu në internet (online)

Autor: Skender Mustafi Hyrje Marketingu në internet, posaçërisht në gjuhën angleze, emërohet me shumë emra të ndryshëm që janë sinonime të fjalës “online”. Autorë të ndryshëm përdorin fjalët ose shkurtesat internet, “i” ose “i-” (psh. iMarketing, i-Marketing), elektronik, “e” ose “e-” (psh. eMarketing ose e-Marketing), digjital dhe disa përdorin fjalën ueb (web) që nga shumica e autorëve ueb marketingu shihet si pjesë e marketingut online. Reklama e parë në internet u paraqit në vitin 1993 (O’Reilly Media, 2008), tridhjetë vite pas paraqitjes së internetit. Që nga ajo kohë, vazhdimisht u…

lexo më tepër

Marketingu

Autor: Skender Mustafi Historiku Konceptet e marketingut u paraqitën në vitet 1900 në kohën kur Robert Bartels në librin e tij (Bartels, 1976) identifikoi principet bazë të aktiviteteve ekonomike. Që nga ajo kohë marketingu ka kaluar shumë faza. Shkenca dhe teknologjia kanë ndikuar në konceptet, definimin dhe aktivitetet e marketingut duke e bërë marketingun më dinamik dhe më efektiv. Numri i madh i definicioneve të marketingut vë në pah se marketingu nuk është vetëm përmbledhje aktivitetesh dhe metodologjish. Definimi Meqë marketingu është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke u paraqitur në…

lexo më tepër

kalimtari i rastit

sonte i lodhur jam i lodhur jam kunguj e dhelpra në emër të njeriut flasin lodrat luajnë njerëzit s’shohin as s’dëgjojnë zërin e një shpirti që fundoset si t’i ndihmoj i lidhur jam me zinxhir ardhmërie nata po mbaron yjet më lënë nuk është larg heshtja nuk është larg vdekja s’dua të iki këtë herë jam lidhur vet për fundin e derdhur në një fillim të ri i lidhur jam në lojë me robërit e jetës © Skender Mustafi

lexo më tepër