hell në ndërkohë

lumbardhat duke shëtitur dëfrehen mbi kaltërsinë e syve tu origan me sytë e mi të pleksur bashkë me shpirtin e vrenjtur ndaj jetës së llastuar llastore në mua vaji i parë puthitet me tymin e zi të duhanit ar-mik dashuria mbetet memorandum në vete në mes të taketukes përplot shpuzë në ndërkohë lumenjtë rrjedhin në përkushtim të heshtjes shpirtërore © Skender Mustafi

lexo më tepër

Si t’i organizoj referencat?

Autor: Skender Mustafi Hyrje Në përpilimin e një artikulli të mirëfilltë kërkimor, në cilën do fushë studimore, referencat janë shumë të rëndësishme. Shkëputja e pjesëve të autorëve të ndryshëm dhe mos referencimi i tyre llogaritet plagjiaturë. Në anën tjetër, mos përdorimi i referencave gjatë zhvillimit të idesë dhe shpjegimeve kërkimore dobëson vlerën e punimit dhe të arriturave kërkimore. Vetëm autorët e njohur në fusha studimore mund të minimizojnë referencat, por edhe ata në një artikull shkencor nuk mund t’i shmangen referencave. Meqë referencimi është pjesë nga vlera e punimeve atëherë…

lexo më tepër

Vlera e emrit të Web faqes

Autor: Skender Mustafi Hyrje Në botë ekzistojnë vetëm me prapashtesat com, net, org, info, biz, us, mbi 119 milion emra faqesh (DomainTools, LLC 2011). Atëherë sa faqe ekzistojnë tërësisht? Mirë, themi se e kemi një numër, le të themi 3 miliardë faqe, atëherë ku është faqja që ju keni regjistruar? Unë po ju tregoj. Populli thotë:” Gjilpëra në kashtë.” Ajo që dua të ju them nuk është se ju duhet të tërhiqeni nga realizimi i qëllimit tuaj, por duhet të jeni të kujdesshëm duke përcaktuar synime të qarta dhe strategji…

lexo më tepër

Si të përfitoj nga rrjetet shoqërore?

Autor: Skender Mustafi Definimi Rrjetet shoqërore në internet janë sisteme të reja të shpërndarjes së informacioneve dhe takimit të njerëzve në hapësirën virtuale. Rrjetet shoqërore shihen ndryshe nga studiues të ndryshëm, rrjedhimisht edhe definohen ndryshe. Disa i definojnë rrjetet shoqërore si grupe njerëzish të ndërlidhur me grupe lidhjesh me kuptim të caktuar, të tjerët i definojnë si rrjete të mbyllura të “fjalës së gojës”, e disa të tjerë si Janell L. Carroll (2009) i definojnë ato si struktura të përbëra nga individët të cilët janë të lidhur ngushtë përmes institucioneve,…

lexo më tepër

Jezui: Mësuesi i Inspiruar (dosje)

Tradita islame tregon shumë tregime rreth Jezuit nga të cilat mund të nxjerrim mësime që mund t’i zbatojmë sot. Muslimanët dhe të krishterët gjithmonë kanë qenë të inspiruar dhe kanë mësuar mësime me vlerë nga mesazhi dhe mësimet e Jezuit. Pasi që Jezui është figurë e tillë ndikuese mes muslimanëve dhe të krishterëve, mesazhi i zij mund të jetë mjet shumë efektiv për miliona musliman dhe të krishterë në gjithë botën, për të ndërtuar ura mëshire, mirëkuptimi dhe të ndarjes së vlerave. Pra, le të shohim statutin e dyfishtë të…

lexo më tepër