Autor: Skender Mustafi Modeli i biznesit është një paraqitje e thjeshtëzuar e situatës ose realitetit kompleks të biznesit të një organizate. Varësisht nga këndvështrimi roli i modelit të biznesit mund të përcaktohet ndryshe, kështu dhe modeli i biznesit mund të definohet ndryshe. Osterwalder dhe Pigneur (2010) theksojnë se modeli i biznesit përshkruan ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të biznesit dhe mënyrën se si ato ndërveprojnë duke i mundësuar organizatës të krijojë, shpërndajë dhe kapë vlerë. Në anën tjetër sipas Bridgeland dhe Zahavi (2009) qëllimi parësor i modelit të biznesit është komunikimi…
lexo më tepërMuaj: Shkurt 2012
ti njeri
ti njeri më bën të e fus gjysmën e fytyrës në qetësinë e ujit të qetë të liqenit ti njeri shfaqesh sikur mendimi për jetën mbi platformën e ujit dhe ecën qetë mbi të ti njeri e lanë fytyrën ne ujin tim të mendimit ti njeri e bën gjysmën e fytyrës sime me pamje prej gogoli pamjen tënde e bën pamje pikture ti njeri a do të heshtësh sot ah çfarë pamje trishtuese pamje prej njeriu ke sot në këtë mesditë të ithët çfarë fshehtësie njeriu ke gatuar kaq shijshëm…
lexo më tepërGjenerimi i modelit të biznesit: Kanalet e komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes
Përgatiti: Skender Mustafi Identifikimi i konsumatorëve dhe grupimi i tyre në segmente të caktuara bazuar në parametra të paracaktuar mundëson njohjen e konsumatorëve. Përcaktimi i strategjive për përllogaritjen e vlerës e cila pretendohet të krijohet, propozohet, pasqyron suksesin i cili planifikohet të arrihet duke u ofruar produktet/shërbimet segmenteve të caktuara të konsumatorëve tanimë të identifikuar. Hapi i ardhshëm në zhvillimin e modelit të biznesit është identifikimi dhe përcaktimi i kanaleve të komunikimit, shpërndarjes dhe shitjes me secilin segment të konsumatorëve. Njohja e konsumatorëve është element i cili gjithnjë ka luajtur rol të madh…
lexo më tepërPinterest – faqe interesi
Përgatiti: Skender Mustafi Unë personalisht bredhi shumë nëpër internet si për nevoja dhe dëshira personale ashtu edhe për nevoja profesionale. Shpesh më bien në sy foto të cilat më pëlqejnë ose që mendoj se më vonë ndoshta do më nevojiten për ndonjë artikull ose për përpunimin e tyre. Ato grumbullohen në diskun e kompjuterit. Edhe pse i kategorizoj ato (së paku në të shumtë e rasteve) prapë se prapë ato për një kohë të caktuar grumbullohen në kategori të ndryshme ne pjesë shpesh të pa dëshiruara të diskut. Kështu një ditë…
lexo më tepërGjenerimi i Modelit të Biznesit: Propozimi i Vlerës
Përgatiti: Skender Mustafi “Propozimi i vlerës” është pjesa kryesore e cilësdo strukturë të modelit të biznesit, kjo pasi përmes përpilimit të modelit të biznesit kompania ka për qëllim analizën e mundësive për krijimin e vlerës, shpërndarjen e saj tek konsumatorët dhe kapjen e saj (krijimin e profitit). Për më tepër propozimi i vlerës së caktuar është shkaku që konsumatorët përcaktohen për një kompani dhe largohen nga një tjetër. Kjo vlerë përmbush nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, zgjedh problemet e tyre. Pra, propozimi i vlerës është përmbledhje e përfitimeve që kompania…
lexo më tepërRregullimi i dritës së fotos në Paint.NET
Përgatiti: Skender Mustafi Në Paint.NET ekzistojnë shumë mundësi për rregullimin e fotove. Madje edhe më shumë mundësi shtohen duke shfrytëzuar shtesat të cilat janë të gatshme nga programues të ndryshëm. Në këtë mësim do të përdorim dy funksione për të rregulluar dritën e fotos. Këto dy funksione janë Curves dhe Hue/Saturation. Për këto dy funksione ekzistojnë edhe shtesa të cilat ofrojnë mundësi shtesë Curves+ dhe Hue/Saturation+ të cilat mund të shfrytëzoni për të njëjtin veprim. Unë do i përdorë funksionet bazë të cilat gjenden tek Paint.NET. Hapeni në Paint.NET foton e dëshiruar…
lexo më tepër