Sub Processes që në shqip ka kuptimin nën-proceset janë elemente të BPMN diagrameve. Një nën-proces paraqet një aktivitet të kombinuar me ngjarje (Events) ose/dhe porta (Gateway) ose edhe një tërësi aktivitetesh të kombinuara që janë pjesë të një procesi e që dallohen me karakteristika të përbashkëta nga pjesa tjetër e procesit. Një proces mund të jetë i përbërë nga një sërë nën-procesesh. Për më tepër nën-proceset janë të theksuara nëse modelimi i procesit është i komplikuar dhe ka nevojë që të shtrohet përqendrimi në pjesë të caktuara të procesit.
Më poshtë mund të shihni një shembull të thjeshtë të një procesi me 4 aktivitete ku 2 aktivitete janë të ndara në një nën-proces. Në këtë mënyrë është më e lehtë që të kuptohet struktura e procesit.
Në BPMN theksohen katër lloje nën-procesesh:
- Nën-procesi
- Nën-procesi me përsëritje
- Nën-procese me përsëritje të përnjëhershme
- Nën-procesi për kompensim
Elementi | Roli | Ikona |
Nën-procesi | Pjesë e aktiviteteve të një procesi | |
Nën-procesi me përsëritje | Pjesë e aktiviteteve të një procesi të cilat përsërite | |
Nën-procese me përsëritje të përnjëhershme | Pjesë përsëritëse të aktiviteteve të një procesi të cilët mund të realizohen njëkohësisht. | |
Nën-procesi për kompenzim | Pjesë e aktiviteteve të një procesi të cilat aktivizohen pas dështimit të realizimit të një transaksioni të caktuar. |
Në mënyrë që të mund të i shihni të gjitha këto elemente në një ambient më real, atëherë mund të e analizoni diagramin e një procesi të NPDI të realizuar nga Pejman Makhfi.