Funksionet e marketingut tradicional

Meqë në të shumtë e rasteve autorët nga marketingu i përgjithshëm nxjerrin dy forma marketingu: marketingun tradicional (autorët anglishtfolës e njohin si offline marketing ose traditional marketing) dhe marketingun në internet (autorët anglishtfolës e njohin si internet marketing, online marketing, e-marketing etj.) atëherë edhe funksionet e marketingut studiohen ndryshe nga këto dy forma. Kështu në këtë rast nuk është e drejtë të thuhet se flasim mbi funksionet e marketingut nëse në ato nuk përfshihen funksionet e marketingut në internet.

Pra, funksionet e marketingut tradicional janë ato funksione që njiheshin më parë e që edhe tani nga disa autorë njihen si  funksionet e marketingut.

Numri i funksioneve të marketingut tradicional që njëkohësisht edhe përbënë miksin e marketingut tradicional nuk është i përcaktuar. Tradicionalisht dhe si bazë merren katër funksionet që shpesh njihen edhe si 4P (nga anglishtja 4P): produkti, çmimi, promocioni dhe vendi (anglisht: Product, Price, Promotion, Place) (McCarthy, 1960) . Disa autorë zgjerojnë këtë miks me 3p tjera: njerëzit, proceset dhe dëshmia fizike (anglisht: People, Processes, Physical Evidence) (Margreth, 1995).

Nga këto funksione ka edhe të tjera që autorët si Kotler, marrëdhëniet publike dhe fuqia politike (anglisht: Public relations, Political power) ose Y.S.Chin, paketimi (anglisht: Packaging), kosiderojnë se duhen të jenë funksione përbëjnë marketing miksin.

Ngase mund të shohim autorë të ndryshëm varësisht nga përvoja e tyre profesionale dhe sfera e veprimit praktik sugjerojnë funksione të ndryshme të cilat duhet të jenë pjesë e marketing miksit. E përbashkët për studiuesit e marketingut është se të gjitha këto funksione njihen llogariten dhe njihen si shtesë e katë funsioneve bazë të paraqitura për herë të parë nga Mekkarti në vitin 1960.

Referencat
– McCarthy, E. Jerome (1960), Basic Marketing: AManagerial Approach. Ricard D. Irwin, Homewood, Illinois.
– Margrath, A. (1986), When Marketing Services 4Ps Are not Enough, Business Horizons, 29(3), 44.50.
– Megadist (2011), 10 Ps of the marketing mix, Së fundi vizituar më 20 Maj 2011, http://www.megadist.net/10%20Ps.html

Po këto i keni lexuar?