Autor: Skender Mustafi Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura…
lexo më tepërKategori: Marketing
10 fakte mbi Google+
Autor: Skender Mustafi Google dukshëm po tërheq përdoruesit përmes platformës së re Google+, shërbim ky që bëri të mbyllet Google Buzz dhe konkurron drejtpërdrejt Twitter dhe Facebook. Google+ në të ardhmen do të tërheqë edhe më shumë përdoues shkaku i platformës relativisht të hapur e cila mundëson programimin e shtesave të cilat pasurojnë atë. Një shembull i tillë është shtesa Google+Twitt e cila mundëson ndërlidhjen e shërbimeve nga Twitter tek Google+. Një qasje e mrekullueshme e Twitter përmes Google+. Mua në të vërtetë më pëlqen më shumë Twitter përmes Google+…
lexo më tepërIntegrimi i Facebook shërbimeve në faqen tuaj
Autor: Skender Mustafi Facebook është një platformë për shërbime shoqërore që njëkohësisht njihet edhe si rrjet shoqërorë. Shërbimet që platforma ofron tek faqja e vetë, njëkohësisht lejon që të mund të shfrytëzohen edhe tek faqet tjera, kështu duke bërë një ndërlidhje të fortë mes profilit tuaj dhe rrjetit shoqërorë që ju keni me faqen tuaj personale ose të biznesit. Më poshtë kemi mbledhur disa forma të gatshme që ofron Facebook e që me pak ndryshime ose pa ndryshime mund të implementohen në një faqe personale, Njëkohësisht kemi sjell dhe disa…
lexo më tepërMarketing analizë dhe praktikë
Autor: Skender Mustafi Ndonëse punimi është realizuar në vitin 2005 dhe shumë gjëra mund të ishin trajtuar ndryshe nga ajo që u trajtuan në atë kohë, mendoj se ky punim mund të ndihmoj nevojat e ndonjërit nga ju. Fjala është për një analizë të shkurtër të një kompanie me të dhëna burimore nga ajo si dhe konkluzionet e mia në atë kohë. Punimin mund të e shkarkoni si PDF. Më poshtë, pa pasur nevojë të e shkarkoni punimin “”, do të mund të e lexoni një pjesë nga hyrja. Unë nuk kam…
lexo më tepërNdikimi i Internetit dhe zhvillimi i biznesit
Autor: Skender Mustafi Trilogjia e zhvillimit është fundamenti mbitë cilin krijohet baza e zhvillimit të përgjithshëm të biznesit në ditët e sodit, duke përfshirë biznesin tradicional dhe atë në Internet. Kjo trilogji mund të perceptohet vetëm në pikëpamjen e përgjithshme, ndërsa në pikëpamjen e zhvillimit të biznesit është një proces që zhvillohet në prapavijë. Është një proces shtytës që ndikon drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit. Të kuptuarit të drejtë të këtij zhvillimi bëhet përmes analizës së çështjeve si zhvillimi i teknologjive të Internetit dhe…
lexo më tepërPërcjellja e suksesit të marketingut përmes Twitter
Autor: Skender Mustafi Qëllimi i realizimit të marketingut në Internet, që është i bazuar thuajse tërësisht në pjesën e reklamës, është që të arrihen sa më shumë vizita në faqen e caktuar, qoftë ajo një faqe private e një kompanie apo e një produkti ose shërbimi të caktuar. Më tej, vetëm analizat e një veprimi të mëparshëm shpien drejt të kuptuarit të suksesit të arritur nga ai veprim si dhe përpilimin e planit për të vazhduar ose përmirësuar gabimet e bëra në atë veprim. Pra, suksesi vije pas analizës së rezultateve të arritura…
lexo më tepër