Marketing analizë dhe praktikë

0

Autor: Skender Mustafi

Ndonëse punimi është realizuar në vitin 2005 dhe shumë gjëra mund të ishin trajtuar ndryshe nga ajo që u trajtuan në atë kohë, mendoj se ky punim mund të ndihmoj nevojat e ndonjërit nga ju. Fjala është për një analizë të shkurtër të një kompanie me të dhëna burimore nga ajo si dhe konkluzionet e mia në atë kohë. Punimin mund të e shkarkoni si PDF. Më poshtë, pa pasur nevojë të e shkarkoni punimin “Marketing analizë dhe praktikë (1341)“, do të mund të e lexoni një pjesë nga hyrja. Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje tek punimi nga koha që i është dorëzuar mentorit gjatë studimeve.

HYRJE

Një nga të vërtetat më të dukshme të kohës së sotit në biznesin vendas (të Maqedonisë) si dhe në biznesin ndërkombëtarë është ndikimi i marketingut në rrjedhën e jetës së kompanive të ndryshme si dhe në rrjedhën e jetës së produkteve të ndryshme. Ndryshe nga e kaluara e largët e biznesit ndërkombëtarë dhe e kaluara e afërt e biznesit vendas , në rendin e ri botërorë marketingu ka një rol të madh dhe vendimtarë në atë se një kompani do të jet udhëheqëse në treg apo jo, apo se një kompani  do të ekzistoj apo jo , ose një produkt do të ekzistoj apo jo.

Në këtë punim do të mundohemi të shtjellojmë në një shkallë sado pak të detajuar të marketingut , strukturës së tijë, përdorimit të tijë si dhe ndikimit të tijë në jetën e përditshme në njërën anë si dhe aktivitetin tim praktik në kompanin partner në anën tjetër. Kjo analizë do bëhet mbi baza teorike të gjykimeve dhe teoremave të autorëve të ndryshëm si dhe mbi baza praktike mbi vlerat , konceptet dhe përvojat e marketing kompanisë R3Infomedia1 , materialet e së cilës janë origjinale dhe rreptësisht të ndaluara për kopjim dhe shpërndarje pa të drejtën e njësis përkatëse përgjegjëse të kompanisë.


[1] © R3Infomedia është publikues i parë i regjistreve të informatave në Maqedoni, themeluar më Nëntorë të vitit 2003 nga Z. Janko Trenkoski, themelues dhe drejtor gjeneral.R3 Infomedia  publikon biznes direktoriume vjetore në Maqedoni quajtur “Libri i Artë” LibriI Artë ka tre botime çdo vit në maqedonisht, shqip dhe anglisht duke filluar me publikimin e parë që fillon në vitin 2005.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *