Lexuesi i video materialeve në internet ka prapavi të gjelbërt

/fjalaime.ch/

Shpesh herë gjatë ndryshimit të parapëlqimeve të kompjuterit tuaj ose të shfletuesit që shfrytëzoni ndodh që të prishni gjëra nga rendi që ju i dini. Nga problemet që mua më ndodhin është humbja e mundësisë për të parë video në internet si p.sh. Youtube etj. Më konkretisht, me të hapur videon për të parë, mund të dëgjoj vetëm zërin kurse video materiali luan diku në prapavijë të ekranit të gjelbër. Kjo ndodh pasi që ju keni bërë që flash materialet të mos u marrin “fuqi” nga kompjuteri juaj dhe faqet tu hapen shpejtë.

Problemi i tillë rregullohet shpejtë:

  1. Hapeni faqen për të luajtur video materialin, për shembull Youtube
  2. Kaloni tek pjesa ku do të duhej të shfaqej materiali dhe shtypni me të djathtën e miut
  3. Tek kutiza e vogël që hapet shtypni “Settings…” me të majtën e miut
  4. Tek dritarja e vogël që u hapet e keni të përzgjedhur “Enable hardware acceleration“, pra ç’selektoni këtë (hiqeni nga kutiza pikën)
  5. Shtypni “Close” tek dritarja dhe luani video materialin
  6. Nëse akoma është e njëjta situatë, atëherë freskoni (anglisht: refresh) dritaren e shfletuesit (këtë mund të e bëni përmes F5 në tastierë)

Suksese!

Po këto i keni lexuar?