Përgatiti: Skender Mustafi
Si gjithmonë sistemi operativ Windows është përplot fshehtësi, truqe, të cilat mund të shfrytëzohen për veprime të llojllojta. Veprimi që do të sqaroj më poshtë nuk është i ri, por me mundësi për veprim edhe në versionet më të hershme të sistemit operativ Windows (pra më herët se Windows 8, e 7).
Këtu nuk bëhet fjalë për fshehjen e zakonshme të dosjeve që bëhet duke shtypur me të djathtën e miut mbi dosjen e caktuar, pastaj duke kaluar tek Properties dhe së fundi tek dritarja e hapur tek General duke përzgjedhur Hidden. Këtu bëhet fjalë për “zhdukje të dosjes” e cila nuk mund të bëhet Unhidden.
Hapat e veprimit
- Klikoni mbi dosjen e caktuar
- Shtypni F2 në tastierë (do të shihni se është hapur fusha për riemërim të dosjes)
- Në tastierë shtypni ALT + 0160 (pas këtij veprimi emri i dosjes është fshehur)
- Klikoni me të djathtë mbi dosje
- Tek shiriti i urdhrave klikoni mbi Properties
- Tek dritarja e hapur kaloni tek kutiza Customize
- Tek kutiza Customize klikoni mbi Change icon…
- Tek dritarja e hapur së fundi shihni në mesin e ikonave gjenden fusha të zbraza, përzgjidhni një.
- Klikoni nëpër dritaret e hapura OK
Mbajeni mend, ju gjithmonë mund të e gjeni dosjen tuaj në vendin të cilin tani e keni fshehur duke përzgjedhur hapësirën me mi ose duke shtypur në tastierë CRTL+A.
Suksese!