Thirrje për kallje

Autor: Skender Mustafi

small1 (me zë të ulët meqë është mesi i natës) Çohuni, o vëllazën! Çohuni, o pisa, se u bo mesi i natës. Çohuni, se kam gjet një mal, një kamion dru, një karrocë dhe një shkallë, këtu ku po jetoj unë përkohësisht, në Zvicër pra.

E kam një ide, ose dy, ose tri, ose një ide në disa versione. Sidoqoftë.

Ejani e shkojmë atje në mal dhe i vëmë flakën malit, druve, karrocës dhe shkallës. ( Hehehe . qeshje me ironi). Te ne i dogjëm, le tua djegim edhe këtyre pisave. Ose i vëmë flakën malit, ua vjedhim drutë dhe për inati i hedhim në flakë karrocën dhe shkallën. Ose, pse jo, i vëmë flakën malit, ua vjedhim edhe drutë edhe karrocën e shkallën.

Çohuni o pisa. Çka po u vjen rënd, ne e dogjëm tonën, pse se djegim të huajën. Sigurisht, mua mali mu duk i njomë, por më e pakta që mund të bëjmë është tua presim malin. Tua rrëzojmë për tokë sa për ti bërë dëm.

Çohuni more se kaloi mesi i natës e ne duhet kryer punën para orës gjashtë se ata atëherë shkojnë në punë.

Jazëk. Flini pra. Unë po ua shkulë së paku shenjat!



 

Po këto i keni lexuar?