Autor: Skender Mustafi
Kompjuteri juaj tanimë ka kaluar ca kohë nga që e keni blerë dhe dukshëm është ngadalësuar. Kjo gjendje mund të është paraqitur nga disa shkaqe të ndryshme. Për të përmirësuar gjendjen e tanishme pasoni hapat e mëposhtëm:
- Hapi #1: Largo programet e pa nevojshme
Unë vetë jam eksperimentues me programe kompjuterike dhe e di që është kënaqësi të instalohen softuerët dhe të shihet se çfarë mund të bëhet me to. Nëse këto softuer nuk u nevojiten, atëherë i largoni ato sepse sa më pak softuer të keni të instaluar, aq më aftë gjendjes fillestare është kompjuteri juaj. Dhe ju e mbani mirë mend që gjatë kësaj gjendje ai ka funksionuar shumë mirë dhe shpejtë.
Për të larguar softuerët mund të shfrytëzoni mundësinë që ofron vetë Windows-i. Për të shfrytëzuar këtë mundësi kaloni tek Control Panel → All Control Panel Items → Programs and Features.
Gjithashtu për këtë veprim mund të shfrytëzoni softuer special të cilët u ofrojnë mundësi shtesë përkrah mundësisë së largimit të softuerëve. Një listë të softuerëve të tillë mund të e gjeni këtu: [intlink id=”8454″ type=”post”]10 çinstaluesit më të mirë për kompjuterin juaj[/intlink]
- Hapi #2: Pastroni regjistrat e kompjuterit tuaj
Regjistrat janë “mbeturina” të cilat lihen në kompjuterin tuaj pas çdo largimi të ndonjë softueri të instaluar më parë në kompjuterin tuaj. Pra, jo të gjitha gjërat largohen nga kompjuteri juaj pasi që të keni larguar një softuer, ai lë pas shumë skedarë për arsye të ndryshme si të mbrojtjes së licencave gjithashtu edhe për aktivitete të ndryshme marketingu. Këto regjistra mund të largohen lehtë duke shfrytëzuar mundësitë që ofron vetë Windows-i apo edhe softuer special të cilët veprojnë edhe më mirë.
Për të shfrytëzuar mundësinë që ofron Windows-i, kaloni tek “My Computer” dhe me të djathtë klikoni mbi pjesën e caktuar të diskut psh C:, ose D:, ose sido që i keni emëruar. Tek dialogu që u paraqitet përzgjidhni “Properties“. Tek dritarja që u është hapur automatikisht gjendeni tek kutiza “General” ku mund të shihni pullën “Disc Ceanup“. Shtypeni këtë pullë dhe vazhdoni me procedurën e pastrimit.
Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni dhe softuer special për të realizuar këtë veprim dhe për të përcaktuar se cilat skeda dëshironi të i pastroni dhe cilat të i ruani. Softuer të tillë janë: [intlink id=”3582″ type=”post”]Ccleaner[/intlink], [intlink id=”3380″ type=”post”]Revo Uninstaller[/intlink] e [intlink id=”8454″ type=”post”]të tjerë…[/intlink]
- Hapi #3: Largoni skedat e pa nevojshme
Largoni nga kompjuteri juaj skedat pa nevojshme sepse sa më pak të ketë hapësirë në diskun tuaj aq më shumë ngadalësohet kompjuteri. Fundja ndajeni diskun në së paku dy pjesë ku njëra pjesë është për sistemin operativ dhe tjetra për dokumentet. I lini mjaftë hapësirë pjesës për sistemin operativ që të mund të veprojë mirë.
Tanimë nuk është interesante fotot publike, videot publike, softuerët e të tjerë, të ruhen në kompjuter. Meqë interneti është thuajse kudo, atëherë nuk ka nevojë që fotot të shkarkohen në kompjuter dhe të zihet vendi kot. Gjithashtu edhe videot dhe softuerët s’ka nevojë të akumulohen. Fundja, i fusni ato në një disk të jashtëm (Anglisht: External HDD) dhe mund të i thirrni kur të doni duke mos i lënë të u pengojnë.
- Hapi #4: Pastroni shportën e mbeturinave
Kaloni tek shporta e mbeturinave e emëruar “Recycle Bin“, klikoni me të djathtën mbi ikonën dhe tek lista përzgjidhni “Empty Recicle Bin“.
- Hapi #5: Ç’fragmentoni diskun tuaj
Fragmentimi nënkupton shpërndarjen e skedave në diskun tuaj, lërien e mbeturinave pas dhe prishjen e rendit të funskionimit të diskut.
Për të ç’fragmentuar (anglish: defragment) diskun tuaj përmes mundësive që ofron Windows, atëherë kaloni tek “My Computer” dhe selektoni një nga pjesët e diskut tuaj psh C, D, E, ose sido që t’i keni emëruar. Me të klikuar me të djathtën mbi pjesën e caktuar, në listën e paraqitur përzgjidhni “Properties“. Tek dritarja e hapur që u shpie automatikisht tek “General“, kaloni tek “Tools” ku do të shihni “Defragment now…“. Shtypni këtë pullë për të filluar ç’fragmentimin e pjesës së diskut.
Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni edhe softuerë special siç është [intlink id=”3833″ type=”post”]Defraggler[/intlink], [intlink id=”3516″ type=”post”]UltraDefrag[/intlink] e të tjerë.Suksese!!