Autor: Skender Mustafi
MSc. BIS & BSc. BA
Hyrje
Marketingu në internet filloi të aplikohej disa vite pas paraqitjes së internetit, në vitin 1963 (Baran, 1964). Në vitin 1993 u paraqit reklama e parë në internet (O’Reilly, 2008). Gjatë viteve 1995-2000, periudhë gjithashtu e njohur edhe si “dot kom bum” (Galbraith et al., 2004), u gjeneruan miliarda Dollarë Amerikan nga shitblerja e faqeve të internetit. Gjatë këtyre viteve marketingu kaloi nëpër disa faza deri në arritjen e formës së internet marketingut si sistem në vete.
Të kuptuarit e ueb marketingu
Ueb marketingu është aplikimi i elementeve të marketingut në faqe të internetit. Reklamimi i faqes së internetit dhe tërheqja e vizitorëve në të. Në këtë kontekst ueb marketingu nuk duhet barazuar me marketingun në internet. Ueb marketingu paraqet vetëm një element të marketingut në internet, edhe atë instrument promocional. Për më tepër marketingu në internet është strukturë e plotë me të gjitha funksionet, instrumentet dhe mjetet.
Përdorimi i ueb marketingut
Ekzistojnë mjete të shumta si në internet ashtu edhe jashtë tij për promovimin e faqes së internetit dhe nxitjen e vizitave në të. Krijimi i një plani i cili kombinon të gjitha mjetet si një tërësi e përbashkët është strategjia më e mirë e promovimit të faqes. Nuk duhet shmangur edhe mjetet jashtë internetit si nxitës për ueb marketing. Ndër mjetet më të suksesshme të cilat ndikojnë në shtimin e vizitave në faqe janë:
- Dizajni i faqes
- Rrjetet shoqërore
- Njoftimi përmes postës elektronike
- Reklamimi në sisteme të ndryshme në internet (p.sh. Gjirafa AdNetwork)
- Motorët e kërkimit
- Portalet
- Dokumentet e ndryshme
- Reklamimi në celularë, etj.
Ndër mjetet jashtë internetit për ueb reklamim janë:
- Televizioni
- Radio
- Pllakatet
- Fletushkat
- Fjala e gojës, etj
Përfundim
Ueb marketingu përkundër rëndësisë së madhe për ngritjen e vlerës dhe kthimit të investimit të përgjithshëm në marketingun në internet, nuk paraqet marketingun në internet, por vetëm një pjesë të tij. Për realizimin e suksesshëm të marketingut i cili bën të njohur faqen e internetit dhe nxitë vizitorët në të duhet përdorur si mjetet në internet ashtu edhe mjetet jashtë tij. Në fund, është vetë përmbajtja dhe vlera e sajë e cila nxitë vizitorët që të shpërndajnë fjalën e mirë rreth faqes dhe jo emri i mirë i faqes ose angazhimi juaj dhe investimet e bëra për të bërë faqen të njohur.
Referencat
- Baran, Paul, 1964, On Distributed Communications:Summary Overview, Faqe 33, Botues: The Rand Corporation
- Galbraith, J. K., Hale, T., & Conference, M. F. (2004). Income Distribution and the Information Technology Bubble. Policy Analysis.
- O’Reilly Media, I. (2008). Adam Engst Publisher, TidBITS Publishing Inc. O’Reilly Media, Inc. Retrieved from http://www.toccon.com/toc2008/public/schedule/speaker/313.