Përgatiti: Skender Mustafi
Ju ndoshta tanimë keni menduar shpesh rreth mënyrave të ndryshme për të ndihmuar të tjerët nga larg se si të ndryshojnë diç tek kompjuteri i tyre. Një nga mënyrat më të mira të i ndihmosh ndokujt është duke qen prezent dhe duke vepruar me mi e duke folur me gojë. Siç thotë populli: “Shkurt e shqip.” Thuajse “shkurt e shqip”, madje edhe më mirë pa pasur nevojë të shkoni për ndihmë tek miku, veprojnë softuerët të dedikuar për këto veprime, të cilët ruajnë veprimet tuaja në kompjuter në video skedë si dhe zërin tuaj përmes të cilit ju i sqaroni veprimet që bëni.
Më poshtë kam përmbledhur softuerët më të vlerësuar në internet e që janë FALAS për tu shkarkuar.
Microsoft Expression Encoder 4 (në momentin që u kërkon numrin serik klikoni pullën “Next”)
- CamStudio™ Open Source
- Jing
- Screenr (u kërkon Java të instaloni nëse akoma nuk keni të instaluar) – mjet online
- Screen Castle (u kërkon Java të instaloni nëse akoma nuk keni të instaluar) – mjet online
- Screencast-O-Matic (u kërkon Java të instaloni nëse akoma nuk keni të instaluar) – mjet online
- uTIPu
- BB FlashBack Express
- Ezvid
- Webenaria (u kërkon Java të instaloni nëse akoma nuk keni të instaluar) – mjet online
- Wink
- uVCN
- Capture Fox (shtesë për Firefox)
- Krut
- Debut Lite
- Freez Screen Video Capture
- Free Studio 5
- vnc2flv