ngrihu lule eja me pasqyrën është mesnatë kthehu sonte jo nesër presin sytë fjala e heshtja zhurma më shurdhon më puth lule se jam ngrirë erërat e ikjes mi kanë lidhur duart më tërheqin zvarrë lumit të harresës rri etje një epokë të mi ndotësh këto lot eja ylli im nga je digju në kujtime i vetmuar © Skender Mustafi
lexo më tepërMuaj: Qershor 2010
post mortum
ai lot i fshehur nën vetullat e trasha më përplas kujtim fytyrës më gjen në gropë kujtimesh me ata sy që flasin me zë të lart prehjeje nën hijet e errëta të heshtjes vrapon nëpër erërat e veriut këtu tej greminës më gjen mua të kalbur në lot eja syri le të qajë goja le t’më puthë mes ballit le të flas shpirti me shpirtin këtu në kaosin e jetës unë pres © Skender Mustafi
lexo më tepërs’mund t’ju falë
shpirtin tim ujë lumi a qelq gote si akull e vura në porcelan sonte ju them çiltër e besnikërisht uji më është ndotur ndaj hapi seancën e gjykimit moral ku zemra ime është gjyqtare dashuria dëshmitare shpirti im akuzohet në gjykimin tuaj dhe qaj sonte i humbur mes thërrmijave të porcelanit duke mos mundur t’ju dëgjoj © Skender Mustafi
lexo më tepërmbrëmje vere
terri i zi si një lum i gjatë ngulfat anë e kënd në çdo pëllëmbë jete dhe zbraz dollinë e mbushur me heshtjen e lodhur për ditën e ikur diellin e vdekur pa hije që shkon në humnerën e humbur dhe digjet flakë nga shpirti i pa fjetur i një lakuriqi të dehur që dehet edhe më tej kthetra e madhe e heshtjes vigane laget me lotët e yllit të veriut të ngrirë e hëna faqemollë e veshur si nuse lahet në verën e kuqe me erë trëndafili dhe hija…
lexo më tepërAnaliza e investimeve
Hyrje Dinamika e te jetuarit ne përgjithësi ka një ndikim shumë te madh edhe ne dinamiken e lëvizjes se jetës afariste. Gjitha këto lëvizje të shpejta dhe me dinamizëm të madh koh pas kohë përcillen me një rrezik të madh. Sidomos rrezikshmëria është shumë me e madhe në kushtet e ekonomisë së tregut në të cilin nuk ekziston mbrojtja nga shteti, por çdo kush duhet që me njohuritë e tij dhe me punë të pa lodheshme të bëjë menaxhimin e biznesit në rrugë të drejtë normalisht duke i pasur parasysh…
lexo më tepërDizajnimi industrial i produktit
Shkarko punimin në “PDF” Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më 21 Maj 2016 Rëndësinë e dizajnimit të produktit e kanë vërejtur prodhuesit që në fillim të veprimtarisë së tyre në prodhimtarinë industriale. Duke pasur parasysh efektin tërheqës dhe atë të dallueshmërisë gjithmonë prodhuesit janë munduar që përmes logos së tyre të shprehin llojin e veprimtarisë dhe imazhin e tyre të plotë. Kështu kompanitë e mëdha botërore janë paraqitur që në fillim me vizon të qartë duke paraqitur njëkohësisht edhe produktin e tyre dhe dizajnin si pjesë shumë të rëndësishme të…
lexo më tepër