dielli i dashuruar ndërron fustanet e hënës larushe për ta puthur heshtur zvarritet zvarrë lumit të ëndrrës me yjet miq bëhet për t’u humbur dashuruar në gjergjefin e kohës dhe heshtur largohet për të puthur përsëri një ditë në aurorë të virgjër të vdekurën ëndërr me hënën e fshehur nën fustanin e jetës © Skender Mustafi
lexo më tepërDitë: 12 Shtator 2010
më shumë se dashuri
një lule për ty e grepur me shtrydhje ndjenjash pas natës natë dhe pas një nate tjetër prapë natë e zhveshur fund e krye e zhveshur kur u përshkua shpirti nga era kaloi kohë e këngë nga nata e parë belbëzuese poleni i dhembjes ka ndjenja hakmarrjeje që flasin nga brenda kurse përgjigja vjen nga jashtë përgjigje ndjenjash dëgjohen britma nga jashtë për netët pas natës së pa fund që ngjizen sikur jeta në retrospektivë një lule një këmishë në tokë mbi to një rreze hëne mbi qerpik © Skender…
lexo më tepër