me ngjyrë

Kur unë linda, isha i zi. Kur unë u rrita, isha zi. Kur unë kam të nxehtë, jam i zi. Kur unë kam të ftohtë, jam i zi. Kur unë jam i sëmurë, jam i zi. Kur unë vdes, jam i zi. Kur ti ke lindur, ke qenë rozë. Kur ti je rritur, ke qen i bardhë. Kur ti ke të nxehtë, skuqesh. Kur ti ke të ftohtë, mavijosesh. Kur ti vdes, kalon në të gjelbër. Dhe akoma ke fytyrë të më thuash me ngjyrë? ——- Autor: Kjo është një…

lexo më tepër

Programe ndihmëse

Programet e paraqitura në këtë faqe të emëruara si programe ndihmëse janë programe të përzgjedhura të cilat duhet të ju ndihmojnë në përmirësimin e komunikimit të kompjuterit tuaj me programet si dhe programeve dhe kompjuterit me vetë juve. Tendenca është që të përmblidhen programet më efikase dhe më të vlerësuara në internet për këtë çështje. Gjithashtu programet janë së paku të testuara një herë në kompjuterin tim me qëllim të kontrollit të kualitetit dhe përshkrimit sa më të mirë të mundshëm të funksionit. Më gjithë këto fjalë, nuk mund të…

lexo më tepër

përkujtim

si vargon i shtrirë mbi botën bie një trup me sy të ngrirë pa shpirt dhe lot një lule vyshket në dorë i mbeten vijat e fatit me petkun e art të diellit shushurimat mbeten refren për gjenerata të bardha edhe zhurma hiqet zvarrë ia lëshon vendin heshtjes unë mbetem dëshmitarë për shpirtin tim që përgjithmonë do të dehet si mburojë për këtë kujtim © Skender Mustafi

lexo më tepër

flakadan

lulja vyshket në porcelan shpirti nuk qan për sy është nën sytë e dhembjes merimangat ndërtojnë rrjetë zemra ndrydhet për një pik lot një hije rrugës bëhet zonë luftimi pasqyra më del para për ta parë lotin kur shpirti s’duron dot rruga duket sikur ka marr fund çapi çapin e ndjek në çdo kohë troku i tapës ndjell fjalë neuroneve dhe shpirti digjet në ty flakadan © Skender Mustafi

lexo më tepër

Antiglobalizimi

Shkarko punimin në PDF Univerziteti i Evropes Juglindore Shkup Fakulteti i Administratës Publike Lënda: Sociologjia Politike Tema : ”Antiglobalizimi” Punoi : Isa Avdullai Mentor : Ali Pajaziti Hyrje Para se të filloj që të shkruaj për Antiglobalizimin, do të kisha dashur që të shfrytëzoj dhe në pika të shkurta të shkruaj disa fjalë për globalizimin si nocion, që në vazhdim të kemi pasqyrë të qartë se kundër (anti) çkahit në të vërtet janë antiglobalistat. Globalizimi është term kuptimi i të cilit nuk është i qartë aq sa duhet, prandaj edhe…

lexo më tepër

Ndihmë në MS Visio

Duke marrë parasysh që MS Visio është një program shumë i përdorur dhe përdoruesit mund të kenë ngecje të ndryshme gjatë përdorimit të tij, ne do të ofrojmë ndihmë rreth programit. Ndihma jonë do të jetë e bazuar në pyetjet tuaja pasi që postimi i artikujve të ndryshëm ndihmës mund të jetë i pa nevojshëm duke marrë parasysh nevojën e përdoruesve. Pra, nëse keni nevojë për ndihmë rreth MS Visio, atëherë na shkruani tek pjesa e komenteve dhe ne do u përgjigjemi brenda 12 orëve dhe do u njoftojmë përmes…

lexo më tepër