Historiku i zhvillimit të Internetit dhe hapat e përmirësimit të biznesit elektronik

Autor: Skender Mustafi

Për herë të parë në mënyrë intensive kompanitë, kryesisht kompanitë amerikane, filluan të përdorin intensivisht biznesin elektronik kah mesi i viteve të 90-ta duke pasuar SSL (Secured  Socket  Layer) e zhvilluar nga Netscape. SSL mendohej të jetë platformë e siguruar në zhvillimin e biznesit në Internet, kështu që kompanitë filluan të ofrojnë mundësi për realizimin e transaksioneve në Internet (Jie, 2011). Megjithatë, për shkak të pasigurive në sistem dhe për shkak të shumë sulmeve në “mohimin e shërbimeve” – të njohura si DOS sulme ( Denial Of Service  -DOS), konsumatorët filluan të tërhiqen të brengosur nga fakti se të dhënat e kartelave të tyre bankare përhapeshin në ambient të pa sigurt.  Faktorët kritik të cilët shpien drejt shpërthimit të pik-kom flluskës (nga literatura në anglisht: dot-com bubble) ishin:  infrastruktura fillestare teknologjike nuk mund të mbështeste kapacitetin e teknologjisë së parashikuar; pritjet për ndikimin fillestar të Internetit, siç ka ndodhu me shumicën e revolucioneve teknologjike, ishin të mbivlerësuara; dhe si pasojë e, dhe përbërë nga dy arsyet e para, mbivlerësime e dot-kom bizneseve ndihmoi në kolapsin e shumë kompanive të cilat ishin të vëna nën pritje të larta dhe strategji të pa definuara mire (Atkinson et al., 2010). Kështu që shumica e kompanive iniciues (në anglisht të njohura si first-movers) siç ishin Pets.com, eToys.com, WebVan.com, Kozmo.com, Flooz.com (Aune, 2010), e të tjera, thjeshtë jo vetëm që dështuan në implementimin e strategjive inovative, por ato u zhdukën duke gëlltitur $5  trilion dollar amerikan (Gewirtz, 2009)  investime.

Gjatë kësaj periudhe, dhe më pas, Interneti dhe përfitimet e tij u vlerësuan ndryshe nga studiuesit e ndryshëm, kështu që strategji të ndryshme u zhvilluan në mënyrë që sa më me efektivitet të thithen këto përfitime. Sidoqoftë, përmes hulumtimit të zhvillimit të zhvillimit të teknologjisë së Internetit mund të shpaloset një kornizë e përgjithshme e cila paraqet shërbimet e ndryshme të konsumuara gjatë periudhave të ndryshme (shih figurën 1).

Biznesi elektronik ka fillimet në vitet e 60-ta mundësuar nga Shkëmbimi Elektronik i të Dhënave ( nga anglishtja Electronic  Data  Interchange  (EDI))  duke u mundësuar kompanive që të realizojnë transaksione elektronike. Rrjeti i brendshëm (nga anglishtja intra-network)  u mundësoi kompanive që të transferojnë informacionet përbrenda kompanive, kështu në fillim u shfrytëzuan aplikacionet për komunikim dhe posta elektronike si shërbime elektronike  (Crocker,  2000),  duke ndryshuar mënyrën tradicionale të komunikimit fillimisht përbrenda kompanive dhe më pas edhe me kompanitë tjera.

Në vitin 1990,  Tim  Berners-Lee  krijoji serverin e parë WWW dhe hapi faqen e parë të internetit  (CERN, 2008). Në këtë mënyrë filloi shfrytëzimi i faqeve statike të internetit nga kompanitë e ndryshme, të cilat ofronin informacione mbi biznesin e tyre. Më pas filluan të ofrojnë informacione mbi produktet dhe shërbimet e tyre si dhe të krijonin katalogë përmes kodimit të thjeshtë.

Në vitin 1994,  NetMarked  realizoi transaksionin e parë (Mardsen,  2010),  duke hapur derën drejt mënyrës së re të shkëmbimit të transaksioneve të biznesit. Kështu, shitjet moderne në ueb filluan kah mesi i viteve të 90-ta me zhvillimet e reja në sferën e teknologjisë së serverëve, duke përfshirë mundësinë e zhvillimit të faqeve të internetit të cilat kishin mbështetje nga bazat e të dhënave. Në këtë mënyrë, përmes faqeve me mbështetje nga bazat e të dhënave kompanitë mund të shfrytëzonin shabllonet e faqeve të tyre të internetit për të shfaqur dhjetëra mijëra produkte përnjëherë. Ky hap ndikoi në rritjen e produkteve dhe shërbimeve në rrjet që si rrjedhojë ndikuan në rritjen e shitjeve (Jie, 2011).

Pas dështimeve gjatë periudhës së “dot-kom flluskës”, teknologjitë e Internetit filluan të formësohen drejt Web 2.0, në këtë mënyrë u paraqitën shërbime të reja në Internet (Hoegg  et  al.  2006)  duke krijuar mundësi të reja biznesi  (Rust  &  Kannan, 2003), në këtë mënyrë u paraqitën strategji të reja të biznesit elektronik. Mundësitë e ofruara nga zhvillimet e teknologjive informative dhe zhvillimet e Web 2.0 u shfrytëzuan për të zhvilluar modele të reja biznesi me bazë në platformat interaktive dhe me veprim të menjëhershëm siç janë sistemet e ankandeve në internet, sistemet e shkëmbimit të valutave, mjetet për realizimin e transaksioneve elektronike, mjetet shumë funksionale të informimit dhe komunikimit, e të tjera. Kështu, idetë e zhvilluara gjatë mesit të viteve 2000, çuan drejtë  bashkimit të shumë kompanive, gjë që ndikoi në rritjen e kualitetit të produkteve dhe shërbimeve elektronike dhe si pasojë ndikuan në rritjen e kënaqjes dhe besimit të konsumatorëve për blerje në Internet. Sidoqoftë, bashkimi i dy e më shumë kompanive në një sistem të vetëm kërkonte përshtatje strukturore-teknologjike dhe strategjike, në këtë mënyrë rrjeti dhe komponentët elektronike u ndërlidhën në një sistem me funksionim të rrjedhshëm me shpërndarje të kontrolluar të njohur si Kompjuterizimi në Re (anglisht i njohur si  Cloud Computing, prononcimi Kllaud Këmpjuting). Në vitin 2010 zhvilluesi i projektit Wolfram Alpha (www.wolframalpha.com), Stephen Wolfram, deklaroi se ne tanimë jemi duke ecur drejt epokës së Web 3.0, ku jo vetëm njerëzit gjenerojnë përmbajtje, por edhe vetë kompjuterët të cilët kanë mbështetje nga programimi logjik (Kobie, 2010).

Zhvillimi i teknologjisë elektronike, në këtë mënyrë zhvillimi i mundësive të reja të biznesit elektronik nuk janë duke parë ndonjë fund. Tanimë enden parashikime se çfarë do të sjellë Web 4.0, se si do të sjellë zgjidhje komplete të problemeve të njëjta me reagimet e trurit të njeriut (Farber,  2007), se si do të duket struktura e zhvillimit, madje edhe parashikimet e përfitimeve nga një zhvillim i tillë janë parashikuar.

Le të përmbledhim!
Është me rëndësi të kuptojmë se zhvillimet teknologjike në bazë nuk zëvendësojnë njëra tjetrën, por e përmirësojnë dhe e bëjnë  më të madhe dhe më të mirë të mëparshmen. Kompanitë, që kanë qëllim të kenë qasje të suksesshme në biznesin elektronik, duhet të zhvillojnë strategji të cilat mbulojnë të gjitha karakteristikat kryesore të internetit. Problemet, shembull, se cilat karakteristika të kenë prioritet ose/dhe cila strategji të përzgjidhet për implementimin e shërbimeve/produkteve, teknologjike të reja, janë pjesë e problemeve të pa shmangshme të strukturave udhëheqëse të kompanisë.

Referencat

  • Atkinson, R. D., Ezell, S. J., Andes, S. M., Castro, D. D., & Bennett, R. (2010). The Internet Economy 25 Years after .com: Transforming Commerce & Life.
  • Aune, S. P. (2010). Five Dot Coms That Didn’t Survive The Bubble. TechnoBuffalo. Marrë më 3 Korrik, 2011 nga http://goo.gl/b2qjK.
  • CERN. (2008). The website of the worldʼs first ever web server. Web Communications, DSU-CO. Marrë më 8 Korrik, 2011 nga http://info.cern.ch/.
  • Crocker, D. (2000). Email History. Electronic Mail (Email) (Online Boo.). livinginternet.com. Marrë nga http://goo.gl/D7Xkc.
  • Farber, D. (2007). From semantic Web (3.0) to the WebOS (4.0). CBS Interactive. Marrë më 8 Korrik, 2011 nga http://goo.gl/yPU0X.
  • Gewirtz, D. (2009). The dot com bubble: How to lose $5 trillion. Marrë më 3 Korrik, 2011 nga  http://goo.gl/by8t5.
  • Hoegg, R., Martignoni, R., Meckel, M., & Stanoevska, K. (2006). Overview of business models for Web 2 . 0 communities. Communication (pp. 1 17). Universität St. Gallen. Marrë nga http://goo.gl/bF6bm.
  • Jie, M. W. (2011a). History of E business. Demand Media, Inc. Marrë më 3 Korrik, 2011 nga  http://goo.gl/GgtLh.
  • Kobie, N. (2010). Conrad Wolfram on communicating with apps in Web 3.0. Dennis Publishing Limited licensed by Felden. Marrë më 8 Korrik, 2011 nga http://goo.gl/2LyYC.
  • Mardsen, P. (2010). e    commerce timeline. Social Commerce Today. Marrë më 8 Korrik, 2011 nga http://goo.gl/gqJcN.
  • Rust, R. T., & Kannan, P. K. (2003). E    service: a new paradigm for business in the electronic environment. Communications of the ACM, 46(6). New York, NY, USA. doi: 10.1145/777313.777336.

Po këto i keni lexuar?